Vitia tregon se kush vendos për shtyrje të zgjedhjeve lokale
08 shtator 2021
| 13:19
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka folur edhe për mundësinë e shtyrjes së zgjedhjeve lokale të 17 tetorit.
Në një konferencë për medie, ai ka thënë se vendimi për shtyrje të këtyre zgjedhjeve do të merret bazuar në rekomandimet e ekspertëve.
“Natyrisht, ky është një vendim i cili do merret nga rekomandimet dhe vlerësimi i situatës në teren nga ekspertët dhe çdo rekomandim i tyre pastaj do të diskutohet dhe respektohet”, ka thënë Vitia.