![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2021/08/vitia-1.jpg)
Vitia u bën thirrje grave shtatzëna të vaksinohen
13 shtator 2021
| 11:43
Ministri i Shëndetësisë në Kosovë, Arben Vitia, u ka bërë thirrje grave shtatzëna që të vaksinohen me vaksinën anti-Covid.
Gjatë ceremonisë së inaugurimit të Spitalit të Fëmijëve, që është donacion i Emirateve të Bashkuara Arabe, ai ka thënë se vaksinimi është rruga e duhur për tu mbrojtur nga virusi.
“U bëj thirrje edhe njëherë qytetarëve të vendit që të vaksinohen kundër COVID-19, në mënyrë të veçantë u bëj thirrje prindërve të fëmijëve të moshës 12-15 vjeç me probleme shëndetësore, si dhe grave shtatzëna të vaksinohen, sepse kjo është rrugë e duhur për t’u mbrojtur nga virusi dhe për të frenuar përhapjen e mëtejmë të tij”, ka thënë Vitia.