Vitia u telefonon homologëve të shteteve fqinje, kërkojnë ndihmë

17 prill 2020 | 09:10

Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka konfirmuar se ka pasur një bisedë me telefon homologun e vet nga Serbia, si dhe me ata nga shtetet e tjera fqinje. Për këtë bisedë mes tyre është shkruar edhe në faqen zyrtare të Ministrisë së Shëndetësisë.

“Dje, ministri i Ministrisë së Shëndetësisë, z. Arben Vitia, realizoi biseda telefonike me homologët e tij të shteteve fqinje”, thuhet në njoftim.

‘’Të gjithë, ministrja e Shqipërisë, znj. Znj. Ogerta Manastirliu, ministri i Malit të Zi, z. Kenan Hrapoviç, ai i Serbisë, z. Zlatibor Lonçar dhe ai i Maqedonisë së Veriut, z. Venko Filipçe, vlerësuan se gjendja duhet trajtuar me përgjegjësi maksimale dhe ndihma duhet të jetë e shpejtë dhe reciproke.’

Pandemia është problem i përbashkët dhe të gjithë shtetet e Ballkanit duhet të lehtësojnë me sa mundet njëri-tjetrin në përvoja dhe ndihma profesionale. Udhët e qarkullimit për mallrat, personelin shëndetësor dhe pajisje mjekësore duhet të jenë të lira. Të gjithë u dakorduan dhe premtuan se do të jenë të gatshëm për çdo lehtësim në këtë sipërmarrje të përbashkët kundër COVID-19”, thuhet tutje aty.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Si një efekt domino, shtet pas shteti u mbyllën prej…