Vitia: Vaksinat që posedon Kosova janë të sigurta

07 korrik 2021 | 11:36

Ministri i Shëndetësisë Arben Vitia ka mohuar pretendimet e deputetit të PDK-së, Bekim Haxhu, i cili ka thënë se disa vaksina anti-Covid që po jepen në Kosovë mund të kenë afat të skaduar.

Në seancën e kuvendit, ministri Vitia ka garantuar qytetarët e Kosovës se të gjitha vaksinat e ofruara deri më tani janë të sigurta.

Ai i ka ftuar qytetarët e Kosovës që të vaksinohen.

“Ju garantoj se edhe MSH-ja edhe qeveria, në asnjë moment nuk lejojmë që të rrezikohen qytetarët me vaksina ashtu siç pretendohet. Ato janë të aprovuara nga EMA dhe FDA të gjitha janë të sigurta vaksinohu është për të mirën tonë të përbashkët dhe për shëndetin e secilit qytetarët. Për ju individ të caktuar, nëse nuk doni të na ndihmoni së paku në këtë proces mos u mundon të na bëni dëme, sepse nuk i bëni dëm as qeverisë as MSH, por qytetarëve” ka thënë Vitia.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
 Gareth Bale nuk e ka në plan që të largohet…