
Vitia viziton QKUK-në, pas dëmtimit të veturës së u.d. të drejtorit
30 prill 2025
| 12:48
Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka vizituar QKUK-në, pas dëmtimit të veturës së u.d. të drejtorit të këtij institucioni, që ndodhi sot orës 10:00, raporton Ekonomia Online.
Automjeti i tij ishte i parkuar në hapësirat zyrtare të administratës në momentin e ngjarjes.
Ndërsa, në vendin e ngjarjes tashmë ka arritur edhe njësiti për deminimin e mjeteve shpërthyese nga Policia e Kosovës.
Policia e Kosovës njoftoi se nuk ka pasur të lënduar.