Vitia: Votat janë duke u numëruar, rezultati është shumë i ngushtë

14 nëntor 2021 | 20:10

Kandidati i LV-së për kryetar të Prishtinë, Arben Vitia, ka deklaruar se do të dalin me shifra në momentin kur të publikohet rezultati përfundimtar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

Në një konferencë për medie, ai ka deklaruar se gara është e ngushtë, duke shtuar se janë duke prirë me dy për qind dallim.

“Dua t’i falënderoj institucionet për organizimin e zgjedhjeve. Po e presim rezultatin, sapo ta marrim nga KQZ-ja do të dalim t’iu njoftojmë. Jemi dy pikë përpara sipas sondazheve. Votat janë duke u numëruar, është një rezultat shumë i ngushtë”, ka deklaruar  ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati i PSD-së, Qëndron Kastrati, ka humbur zgjedhjet në Kamenicë.…