![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2021/10/6881A18F-B3A7-4C38-BD82-CB59C050888E.jpeg)
Vitia: Zotohem se do ta asfaltoj rrugën “Muharrem Fejza”, më s’do të flitet për të
Kandidati për kryetar të komunës së Prishtinës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Arben Vitia, para aktivistëve e banorëve të lagjes “Mati 1” në kryeqytet tha se do ta asfaltojë e përfundojë së rregulluari rrugën e kësaj lagjeje “Muharrem Fejza”.
Tutje Vitia tha se “Muharrem Fejza” s’do të asfaltohet para datës 17 Tetor, ani pse punimet për shtritjen në asfalt kanë filluar tash e disa muaj.
Vitia tha se kjo rrugë do të asfaltohet njëherë e mirë e më s’do të diskutohet për të, nëse ai e fiton mandatin e kryetarit të Prishtinës.
Po ashtu tha se lirimin e trotuareve, shtimin e rifunksionimin e ndriçimit publik në këtë lagje e të tjera të kryeqytetit, kryetari e ka për obligim t’i bëjë, andaj ky do ta kryejë këtë obligim, prandaj, sipas tij, as që duhet premtuar një gjë e tillë.
Vitia u zotua se do të nisë të ndërtohet gjatë mandatit të tij rruga “A” e cila do të lidhë këtë lagje me të tjera.