Vitija nënshkruan për Dritën
Drita FC ka njoftuar zyrtarisht për arritjen e marrëveshjes me Leonat Vitijën.
22-vjeçari ka nënshkruar kontratë tri-vjeçare me “Intelektualët”.
Qendërmbrojtësi në tri sezonet e fundit ishte pjesë e Skënderbeut. Ai me skuadrën shqiptare ka regjistruar 67 paraqitje në total.
Leonat Vitija në të kaluarën ka qenë pjesë edhe e KEK-ut e Prishtinës.
Njoftimi i plotë nga Drita FC:
Talenti i Skënderbeut, Leonat Vitija qendërmbrojtës ka arritur marrëveshje tri vjeçare me klubin tonë.
Kontrata u nënshkrua në prani të Drejtorit Sportiv z.Valon Zymberi, i cili i dëshiroi mirëseardhje dhe suksese Leonatit te FC DRITA.
Leonati për tri vite ishte pjesë e klubit të madh shqiptar, ku ka zhvilluar 67 ndeshje me Skënderbeun në kampionat dhe në garat e Kupës.
FC DRITA i dëshiron mirëseardhje dhe suksese me klubin tonë.