‘Vitin e kaluar nga 704 milionë euro të parapara për investime kapitale janë shpenzuar vetëm 419 milionë euro’

11 prill 2023 | 13:22

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka thënë se gjatë vitit të kaluar nga 704 milionë euro të parapara për investime kapitale janë shpenzuar vetëm 419 milionë euro.

Bajrami në “Facebook”, ka shkruar se performaca të dobët në investime kapitale gjatë vitit të kaluar kanë pasur edhe komunat, por sipas saj ky nuk është faji i komunave, aspak për fajin e tyre, por kjo përgjegjësi në nënshpezim i takon nivelit qendror.

“Gjithashtu duhet të përmendet se përformacë të dobët në investime kapitale gjatë vitit të kaluar kanë pasur edhe komunat por kjo aspak për fajin e tyre, për vitin 2022 kjo përgjegjësi në nënshpezim i takon nivelit qendror, sepse bllokoj Organin Shqyrtues të Prokurimit për gati një vit dhe nuk mori asnjë masë për adresimin e çështjes së inflacionit për kontratat publike deri në fund të vitit 2022”, ka shkruar ajo.

Postimi i plotë i Bajramit:

INVESTIMET KAPITALE

Në vitin e kaluar nga 704 milionë euro të parapara për investime kapitale janë shpenzuar vetëm 419 milionë euro, por duhet dhënë disa sqarime sa i përket kësaj:

Në 419 milionë euro janë përshirë edhe 88 milionë euro të paguara avans, duke marrë parasysh se investimet kapitale paguhen në situacione kjo edhe mund të jetë joligjore.

Gjithashtu duhet të përmendet se përformacë të dobët në investime kapitale gjatë vitit të kaluar kanë pasur edhe komunat por kjo aspak për fajin e tyre, për vitin 2022 kjo përgjegjësi në nënshpezim i takon nivelit qendror, sepse bllokoj Organin Shqyrtues të Prokurimit për gati një vit dhe nuk mori asnjë masë për adresimin e çështjes së inflacionit për kontratat publike deri në fund të vitit 2022.

.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një prej kriminelëve më të mëdhenj serbë, i dënuar për…