Vitinë apo Ramën do ta mbështesë AAK-ja në Prishtinë, tregon Ramush Haradinaj

04 nëntor 2021 | 08:23

Arben Vitia i LV-së dhe Përparim Rama i LDK-së do të garojnë në balotazh për të parin e Prishtinës. Por cilin prej tyre do të përkrahë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës? Kryetari i partisë, Ramush Haradinaj, ka shpjeguar se si realizon koalicionet lokale kjo parti politike.

I pari i AAK-së thotë se ata do të shqyrtojnë çdo ofertë të mundshme, por se deri tani një gjë të tillë nuk e kanë marrë as nga LDK-ja e as nga LV-ja.

“Ne nuk e kemi një ofertë nga LDK-ja. LDK-ja nuk ka propozuar një partneritet të caktuar. Aleanca nuk bën marrëveshje nën tavolinë, s’kemi arsye”, thotë Haradinaj.

“Në Prishtinë nuk kemi ofertë ose marrëveshje. Nuk ka ndodhur deri sot. Por nëse vjen ne preferojmë për shembull me diskutu atë”, tha ai në RTK Dukagjini.

“Nëse marrim ofertë kredibile, respektohemi si strukturë, e çon propozimin Arben Vitia e thotë se do me bashkëqeverisë, nëse dega e vlerëson thotë, jo Unë”, sqaroi ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari aktual i komunës së Prizrenit, njëherësh kandidati i Lëvizjes…