Vitisë i duhen mjekë, thotë doktoresha Duriqi

18 mars 2020 | 07:59

Pas paraqitjes së shtatë rasteve të të infektuarve me koronavirus në Viti, gjendja në këtë komunë duket se po shkon drejt normalizimit.

Doktoresha Vjollca Duriqi ka thënë për RTV Dukagjini se numri i personave që po paraqiten në QKMF për të bërë teste është shkurtuar rreth 70 %. “Tash numri i personave që paraqiten për teste sillet nga 20-30 për qind”.

Doktoresha thotë se ashtu si në gjithë Kosovën, edhe në Viti sfidë mbeten pajisjet e pakta mjekësore që kanë. “Ekipi i natës me shumë vështirësi arritëm t’i sigurojmë veshjet dhe maskat për ta vijuar punën. Unë i kam një palë syze për mbrojtje, por meqë kolegët e tjerë nuk i kanë, u solidarizova me ta dhe nuk i vendosa as unë”.

Duriqi kërkon nga Ministria e Shëndetësisë që t’u sigurojë më shumë pajisje pasi thotë se personeli shëndetësor mund të infektohet vetë dhe më pas të jenë burim infeksioni edhe për familjet e tyre.

Ajo thotë se Vitia ka nevojë edhe për mjekë pasi disa që kanë pasur kanë hyrë në karantinë. “Gjendja e tyre është e qetë, por duhet ta presin fazën e inkubimit prej tri javësh për t’i bërë testet”, tha Vjollca Duriqi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në një veprim të guximshëm dhe urgjent për të mbështetur…