Vitor Reis, lojtar i ri i Manchester Cityt
21 janar 2025
| 12:44
Klubi anglez, Manchester City ka konfirmuar zyrtarisht transferimin e qendërmbrojtësit Vitor Reis nga Palmeiras. Qytetarët kanë zyrtarizuar brenda 48 orëve edhe transferimin e dytë në afatin kalimtar të dimrit. Pas transferimit të Abdukodir Khusanov nga Lensi, City ka konfirmuar edhe transferimin e Reis nga Palmeiras. Është vet faqja zyrtare e kampionit të Ligës Premier që ka konfirmuar nënshkrimin me 19-vjeçarin, i cili thuhet t’i ketë kushtuar 35 milionë euro.
“Manchester City është i kënaqur të njoftojë nënshkrimin e Vitor Reis nga Palmeiras”. “Reprezentuesi i ri brazilian 19-vjeçar transferohet në ‘Etihad Stadium’ me një marrëveshje katërvjeçare e gjysmë, duke e mbajtur atë në City deri në verën e vitit 2029”, thuhet në njoftim.