Vitor Roque pritet të largohet përfundimisht nga Barcelona

23 dhjetor 2024 | 11:25

Barcelonës i është ofruar mundësia për ta shitur kartonin e sulmuesit brazilian Vitor Roque në fillim të vitit 2025.

Blaugranasit u pajtuan për një marrëveshje huazimi që e dërgoi të tek Real Betisi në fillim të këtij sezoni, me reprezentuesin brazilian që ishte i etur të largohej nga Katalonia. 

Të dy palët ishin të pajtimit për të mos shkëputur lidhje plotësisht, teksa drejtuesit e klubit kishin besim se në të ardhmen do të krijohej një vend në ekip për 19-vjeçarin. 

Marrëveshja me Betisin përfshin gjithashtu një klauzolë për të negociuar shitjen e përhershme të kartonit të tij në fund të sezonit aktual, ose zgjatje të huazimit edhe për sezonin 2025/2026. 

Sidoqoftë, sipas një raportimi nga e përditshmja braziliane UOL dhe Mundo Deportivo, Palmeiras mund të bëjë një përpjekje për ta rikthyer atë në vendlindje.

Kjo marrëveshje mund të përfshijë një shumë prej 20 milionë eurosh dhe bonuse varësisht nga paraqitjet e tij, por kjo do t’i krijonte Barçës humbje në krahasim me 31 milionë eurot e paguara për transferimin e tij. 

Fillimi i tij i shkëlqyer tek Real Betisi ka ‘ringjallur’ shpresat e një ribashkimi të mundshëm tek Barcelona në 2025, por situata e tyre e vështirë financiare mund të bëjë që Roque të shitet për të siguruar fonde.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kylian Mbappe është rikthyer për të folur sërish për formën…