
Vitrina e librit
18 tetor 2019
| 14:25
Doli nga shtypi romani “Shpirti Dardan” i shkrimtarit, Riza Greiçevci
Të mërkurën, më 17 tetor 2019, shtëpia botuese “Faik Konica”, nxori nga shtypi veprën letrare “Shpirti Dardan”, roman, me 253 faqe, të shkrimtarit, Riza Greiçevci.
Redaktor i këtij libri, Nazmi Rrahmani, ndërsa recensent, Fazli Hajrizi. Për ballinën e këtij libri është kujdesur, Taulant Berisha. Ky libër është botuar me përkrahjen financiare të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit.