“Viva Fresh” kapet duke mashtruar edhe me çmimin e sheqerit
11 mars 2022
| 10:31
Inspektorët në Gjilan, kanë gjetur mashtrime edhe në çmimet e sheqerit. Kjo është bërë e ditur me anë të një komunikate për media nga kjo komunë.
“Duke reaguar sipas ankesës së një qytetari në lidhje me mospërputhjen e çmimit të reklamuar dhe atij që ka paguar në arkë, inspektorët komunalë kanë gjobitur me 400 euro një marketin Viva Fresh”, thuhet në komunikatë.
Për shkak të kësaj mospërputhjeje, në bazë të ligjit për mbrojtje të konsumatorit, inspekcioni i ka shqiptuar gjobën shitësit.