‘Viva Fresh’, ndër donatorët kryesorë të Vetëvendosjes për zgjedhjet e 14 shkurtit

15 korrik 2021 | 20:31

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar dosjen e informimit publik për subjektet politike dhe kandidatët të cilët kanë arritur të zgjidhen deputetë në zgjedhjet e parakohshme të 14 shkurtit 2021.

Në dosjen e publikuar të KQZ-së, figurojnë edhe emrat e donatorëve të cilët kanë dhënë para donacion për subjektet politikë për zgjedhjet që u mbajtën në fillim të vitit në Kosovë, shkruan lajmi.net.

Tek donacionet e qytetarëve dhe bizneseve të ndryshme për Lëvizjen Vetëvendosje, gjenden shumë biznese ku prin VIVA FRESH e cila ka dhuruar 5000 euro, por ka dhe shumë qytetar që kanë dhuruar nga 5000, 4000, 2000 e më pak euro. Në mesin e donatorëve ka edhe qytetar të cilët pas ardhjes në pushtet të vetëvendosjes janë avancuar në pozita të ndryshme. Poashru në lista gjendet edhe emri i bashkëshortit të Presidentes Vjosa Osmani, Prindon Sadriu.

Sipas raportit, Prindon Sadriu më 10 shkurt të këtij viti, ka dhënë 1 mijë e 680 euro donacion për Lëvizjen Vetëvendosje, e cila në zgjedhjet parlamentare të 14 shkurtit ka garuar së bashku me Listën Guxo, të udhëhequr nga presidentja aktuale, Vjosa Osmani.

Në këtë dosje figuron edhe emri i zëvendëskryeministrit aktual, Besnik Bislimi, i cili më 10 shkurt të këtij viti ka dhuruar donacion për Lëvizjen Vetëvendosje me vlerë prej 1 mijë e 200 eurove.

Më dorështrënguar se dy të parët është treguar Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, i cili në dosjen e donacioneve figuron se më 4 shkurt të këtij viti ka dhuruar 500 euro për Lëvizjen Vetëvendosje.

Në raportin e publikuar të KQZ-së, gjenden edhe emrat e shumë qytetarëve dhe bizneseve të tjera që kanë dhuruar para për subjektet politike, në mënyrë që të ndihmojnë financiarisht partitë që ata kanë përkrahur.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-deputetja e VV-së dhe PSD-së, Shqipe Pantina, ka reaguar për…