Vivien mohon thashethemet se ajo dhe Getinjo po bëhen prindër
Reperi Getinjo muaj më parë u bë pjesë e edicionit të parë të Big Brother VIP Kosova.
Ndonëse u largua me dëshirën e tij nga formati, gjatë kohës së aventurës në shtëpinë e famshme ai ishte ndër banorët më të komentuar.
Përveç me debatet dhe diskutimet që ngjallnin reagime, reperi nga Ferizaj gjithashtu krijoi një lidhje dashurie me banoren nga Shqipëria, Vivien Thano.
Dyshja vazhduan romancën edhe pas përfundimit të BBVK ndërsa pak ditë më parë u tha se kishte një krizë në çift.
Kjo erdhi pas një postimi të reperit që tha se po tërhiqje nga rrjetet sociale për një kohë pasi po kalonte një fazë depresioni.
Megjithatë, pak ditë më vonë u raportua se dyshja e njohur janë në pritje të fëmijës së parë së bashku.
Por, këta zëra i ka demantuar Vivien në një prononcim për ‘Prive.al’, e cila tha se këto lajme nuk janë të vërteta.
“Nuk janë lajme të vërteta. Nuk e di nga e kanë nxjerrë këtë si lajm”, ka deklaruar Vivien.
Ndërkohë, teksa është distancuar nga mediat sociale, Getinjo ka njoftuar se po vazhdon të jetë I angazhuar me koncerte.