Vizat britanike do të shtrenjtohen nga 4 tetori

20 shtator 2023 | 16:27

Shumica e vizave në Mbretërinë e Bashkuar do të jenë më të shtrenjta, që nga 4 tetori përfshirë edhe ato për studentët dhe turistët.

Kjo u bë e ditur pas një njoftimi bërë nga kryeministri Rishi Sunak në korrik të këtij viti.

Vendimi do të zbatohet për udhëtarët nga e gjithë bota që kërkojnë vizë për të hyrë ose qëndruar në Angli.

Sunak tha se se kostot e vizave do të rriten për të përmnushur rritjen e pagave në sektorin publik të vendit.

“Të gjitha këto tarifa do të rriten dhe kjo do të mbledhë mbi 1 miliard e 100 milionë eurove, kështu që tarifat e aplikimit për viza në përgjithësi do të rriten ndjeshëm”, tha ai, transmeton Klankosova.tv.

Zyra e Brendshme e Mbretërisë së Bashkuar thotë se vizat prioritare, vizat studimore dhe certifikatat e sponsorizimit do të rriten me të paktën 20 për qind.

Do të ketë një rritje prej 15 për qind në koston e shumicës së vizave të punës dhe vizitave, raporton Euronews.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Prokuroria Speciale e Kosovës ka njoftuar të mërkurën se janë…