
Vizatimi më i mirë për BE, kjo është fituesja
11 shtator 2020
| 12:28
Irsa Qosja shpallet fituese e çmimin e parë në shkallë vendi për vizatimin më të mirë, në kuadër të konkursit të organizuar nga BE, me tematikë: “Solidariteti dhe mbështetja reciproke në kohë të vështira, si vlera të patjetërsueshme në themel të vetë BE-së”.
Kryetari i Bashkisë Kavajë, në bashkëpunim me Njësinë e Integrimit Evropian në Bashkinë e Kavajës, dorëzoi çmimin e parë në shkallë vendi për vizatimin më të mirë, realizuar nga nxënësja Irsa Qosja Klasa e IV, e shkollës 9 vjeçare “Mehmet Babamusta”.