Vizita e emisarëve të ShBA-së dhe BE-së në Prishtinë, Klubi Politik ‘Afrim Zhitia’ del me një propozim
I dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, dhe i dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Mirosllav Lajçak, do të vijnë sot në Kosovë.
Të dy emisarët do të zhvillojnë takime me krerë të lartë shtetërorë në Prishtinë.
Me rastin e vizitës së emisarëve të ShBA-së dhe BE-së në Kosovë, Klubi Politik ‘ Afrim Zhitia’ ka dalë me një propozim.
“Klubi Politik ‘Afrim Zhitia’ – Propozim: Në prag të vizitës së emisarëve të SHBA-së dhe BE-së, Gabriel Escobar dhe Mirosllav Lajçak: Klubi Politik ‘Afrim Zhitia’ propozon paraprakisht denacifikim, demillosheviqim dhe katarsis për Serbinë. Përderisa e tërë superstruktura serbe të indoktrinuar me shovenizëm, nacionalizëm ndaj popullit shqiptar Vazhdojnë më tej me këtë qasje nuk ka paqe…”, thuhet në propozimin e Klubi Politik ‘Afrim Zhitia’, kryetar i së cilit është Ragip Shala.