Vizita e kancelarit gjerman në Kosovë, policia del me njoftim për qytetarët

09 qershor 2022 | 17:04

Policia e Kosovës ka bërë me dije se gjatë vizitës së kancelarit gjerman, Olaf Scholz, do të bëhet bllokimi i disa segmenteve rrugore, ku nesër (e premte) pritet të kalojë eskorta e kancelarit.

“Për të mundësuar qarkullim të lirë të eskortës zyrtare nën përcjellje dhe sigurim sipas itinerarit të lëvizjes, Policia e Kosovës do të bëjë ndërprerje të përkohshme në intervale të shkurta kohore të qarkullimit të trafikut në disa segmenteve rrugore ku pritet të kalojë eskorta”, ka njoftuar policia.

 Njoftimi i plotë i policisë:

Me datën 10 qershor 2022, në Republikën e Kosovës do të qëndrojë për vizitë zyrtare kancelari i Gjermanisë, Sh.T.Z. Olaf Scholz, së bashku me një delegacion shoqërues.  Policia e Kosovës,  gjatë kësaj vizite do të kujdeset për ofrimin e sigurisë dhe mirëmbajtjen e rendit e qetësisë publike, gjatë kohës së lëvizjes së eskortës dhe qëndrimit të delegacionit shtetëror në Kosovë.

Për të mundësuar qarkullim të lirë të eskortës zyrtare nën përcjellje dhe sigurim sipas itinerarit të lëvizjes, Policia e Kosovës do të bëjë ndërprerje të përkohshme në intervale të shkurta kohore të qarkullimit të trafikut në disa segmenteve rrugore ku pritet të kalojë eskorta.

Njëkohësisht për të mundësuar qarkullimin dhe riorientimin e trafikut në rrugë alternative në lokacionet ku pritet të kalojë eskorta do të angazhohen zyrtarë policorë të njësiteve relevante, andaj Policia e Kosovës kërkon mirëkuptim të plotë nga ana e qytetarëve dhe pjesëmarrësve në trafik.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
10.06.2022 Punime të domosdoshme për siguri të sistemit Prishtinë 1.…