
Vizita e paparalajmëruar e Sorensenit në Kosovë, në qeveri nis takimi me Bislimin
24 prill 2025
| 11:43
Emisari i Bashkimit Evropian (BE) për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, ka arritur në Qeverinë e Kosovës me zëvendëskryeministrin në detyrë, Besnik Bislimi.
Vizita e Sorensen në Prishtinë vjen mes ngërçit institucional dhe për këtë vizitë nuk pati njoftim zyrtar nga Bashkimi Evropian.
Takimi ka nisur në orën 11:00 dhe nuk dihet nëse Sorenseni do të deklarohet për media.
Sorenseni para takimit me Bislimin ka qëndruar në KFOR ku është takuar me komandantin Enrico Barduani.
Emisari i BE-së ka qëndruar në Prishtinë në mars të këtij viti ku ka zhvilluar takime njoftuese me krerët e vendit. Pas vizitës në Kosovë, ai kishte shkuar edhe në Serbi.
Sorenseni ka në fokus kryesisht zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit.