VIZITA E PARË ME ARIF SEFERIN NË SHQIPËRI MË 9 QERSHOR TË VITIT 1991
Ismet Sylejmani
Në 33 vjetorin e vizitës me vendim historik të Komitetit Drejtues të LPK-së, për të udhëtuar zyrtarisht në Shqipëri, për përgaditje të fillimit të luftës ushtarake e çlirimtare të Kosovës dhe Viseve të saja!
Ngjarja zhvillohej në bazë të vendtakimit të caktuar nga Komiteti Drejtues i LPK-së!
Kjo vizitë bëhej, pasi në Konferencën e Dytë të Jashtëzakonshme të OMLK dhe Lëvizjes Popullore për Republikën e Kosovës të mbajtur më 4 shkurt 1991 te Mulliri në Prapashticë të Prishtinës, ishin hedhur themelet e fillimit të përgatitjes së luftës së armatosur çlirimtare të shqiptarëve, kundër Jugosllavisë pushtuese!
Më 9 Qershor të vitit 1991, me Arif Seferin u takuam në Stacionin e Autobusëve në Preshevë!
Deri në Stacionin e Autobusëve në Preshevë, nga Gjilani, më ka dërguar shoku e bashkeveprimtari im e kryetari i Këshillit të Rrethit të Gjilanit dhe Anamoravës të LPK-së, Heroi i Kombit Xhevat Qerimi.
Arif Seferi ka ardhur me një shoqërues të tij me veturë nga Kumanova, me Bajram Çolla, dhe më kanë marrë në Stacionin e Autobusëve në Preshevë dhe kemi udhëtuar për Kumanovë!
Nga aty kemi shkuar në Kumanovë në shtëpinë e Arifit, pastaj kemi vazhduar për në Shqipëri, në linjën Tito Veles, Manastir, Follorinë, Greqi, Kapshticë, Korçë, Elbasan, Qafë Krabe dhe Tiranë!
Kemi zhvilluar takime me Istruktorin e lartë të sektorit për Kosovën, pranë Komitetit Qendror të PPSH-së, Kristaq Porodinin, pastaj me ish-Kryetarin e Presidiumit të Kuvendit Popullor të Shqipërisë, Haxhi Lleshin, me ish-ministren e Arsimit të Shqipërisë, Tefta Camin, me personalitetin e shquar Sylë Baholli dhe me përkthyesin e delegacionit të Enver Hoxhës në Kinë, prof. dr. Aleksander Xhorxhi!
Në atë kohë sa ishim në vizitë zyrtare në Shqipëri, në Tiranë i ka zhvilluar punimet Kongresi i 9-të i Partisë së Punës të Shqipërisë dhe është shndërruar nga Partia e Punës e Shqipërisë (PPSH), në Partinë Socialiste të Shqipërisë (PSSH)!
Duke qenë se u ndodha në vizitë në Tiranë dhe në atë kohë po mbahej Kongresi i Partisë së Punës i 9-ti me radhë dhe i fundit doli të ishte Kristaq Porodini, që ishte përgjegjësi kryesor i vizitës së delegacionit tonë në Shqipëri, më ftoi zyrtarisht për të marrë pjesë në Kongres në cilësinë e anëtarit të Komitetit Drejtues nga Kosova!
Në Kongres të PPSH-së, për shkaqe kospirative nuk morri pjësë asnjëri anëtar i delegacionit
Ish-kryetari i Presidiumit të Kuvendit Popullor të Shqipërisë, patrioti i madh Haxhi Lleshi dhe personaliteti i shquar Sylë Baholli, na e kanë thënë troç, nuk keni nevojë të shqetësoheni, sepse në Shqipëri armë e municion ka aq shumë, sa është në gjendje dhe është e mundshme të zhvillohet një luftë e gjatë e për shumë vite kundër pushtuesve dhe të gjithë atyre që e mësyjnë tokën e Atdheut tonë!
Por, gjithashtu, Haxhi Lleshi ka thënë se Kryekomandanti, Udhëheqësi i Partisë e i Shtetit, i madhi dhe i pavdekshmi Enver Hoxha, gjithmonë thoshte e na porosiste se duhet të prodhojmë armë e municione jo vetëm për Shqipërinë, por për gjithë shqiptarët që jetojnë në Ballkan!
Pasi Enver Hoxha ka menduar dhe ka vepruar konkretisht për fillimin kurdoherë të luftës së popullit shqiptar në Kosovë e vise, kundër pushtuesve jugosllavë!
Në fund të vizitës jemi takuar edhe me Shaban Brahën në shtëpinë e tij në Tiranë, pastaj në kthim për në Kosovë, kemi udhëtuar në Durrës, Lushnjë, Fier, Tepelenë e Gjirokastër!
Gjatë qëndrimit në Tiranë kemi fjetur në shtëpinë e mikut të Arifit, te Namik Cami. Në Gjirokastër kemi kaluar natën në hotel “Çajupi”, pastaj kemi kaluar në Kakavijë e në Greqi dhe jemi kthyer: Ai në Kumanovë, unë në Kosovë!Misioni ka vazhduar…
Lavdi Heroit të Kombit Arif Seferi!
Lavdi LPK-së!
Rroftë populli shqiptar!
Prishtinë, 9 Qershor 2024!