VIZITA E PUTINIT NË KOSOVË
Ismet Sylejmani
Kosovën e pas Marrveshjës së Kumanovës që shënon edhe De Jure humbjen e Serbisë pushtuese dhe largimin e saj me turp nga Atdheu ynë Kosova, e kanë vizituar shumë figura të mëdha kombëtare e ndërkombëtare!
Njëra nga vizitat që është bërë dhe që ka mbetur dhe vazhdon të mbahet e heshtur, është vizita e Presidentit Rus Vlladimir Putin në Qershor të vitit 2001!
Në intervistën e Kryeministrit Kurti në KTV, me 17 Dhjetor 2021, në mes tjerash deklaroi se Putini e ka vizituar Kosovën, atëherë kur Ai ishte në burg në Quprijë të Serbisë!
Vizita e Presidentit rus Putin nuk është e panjohur, për shqiptarët patriot dhe atdhetarë, por ajo nuk u popullarizua e nuk iu dha publicitet, sepse nuk mund të ishte e tillë, pasi Rusia ishte aleatja më e madhe e Serbisë, kështu që Putini ishte sikur të ishte Millosheviq apo Viçiq!
Janë të njohura etapat se si ka ardhur në fillim Kryeministër e më vonë President i Rusisë Vlladimir Putini!
Por është fat i madh që gjatë luftës në Kosovë në krye të Rusisë ishte Jelcin e jo Putin!
Nën drejtimin e Jelcinit, Rusia për aleatin tonë të madh e superstrategjik SHBA, nuk ishte problem i madhor!
Por me ardhjen e Putinit në krye të Rusisë, veprimin e parë paralajmërues që ai e bëri, ishte vendosja e trupave ruese në Aeroportin e Prishtinës, pa akordim paraprak me NATO-n e me Komandantin e sajë Gjeneralin amerikan Wesley Clark!
Është e njohur për opinionin botërorë kërkesa e Komandantit të NATO-s Gjeneralit Wesley Clark, drejtuar Gjeneralit anglez të KFOR-it në Kosovë Mike Jakson, për sulmimin e forcave ruse që po dislokoheshin në aeroportin e Prishtinës!
Të vetmin vend që Kosova e kishte bazë të aeroplanëve ushtarak bombardues, ishte aeroporti i vetëm i Goleshit, dhe në atë vend hynë forcat ruse të Presidentit Putin!
Ardhja e befasishme dhe aterimi i Presdentit rus Putin në aeroportin e Prishtinës, ishte paralajmërimi i madh se ky njeri kishte apetite të mëdha, të cilat do të kenë për objektiv edhe Kosovën!
Thuhet se i zhgenjyer se nuk iu bënë nderimet e merituara dhe të pritura si President i Rusise nga ana e KFOR-it dhe të administratës ndërkombëtare UNMIK në Kosovë, por edhe nga ana autoriteteve të udhëheqjes së Serbisë në Beograd, Putin u kthye në Moskë me dilema të mëdha, të cilat rezultuan me tërheqje të forcave ruse, nga misioni ndërkombëtar ushtarak në Kosovë!
Në vend se te Komanda e KFOR dhe te Kryeadministratori nderkombetar i Kosoves, Presidenti Rus Putin nga aeroporti i Prishtinës shkoi në shtabin e ushtrisë ruse në fshatin Vrellë të Magurës!
Në fjalimin e tij Presidenti Putin, përpara shtatmadhorisë e ushtarëve rus në Kosovë, kishte folur edhe për luftërat çlirimtare të popullit shqiptar në emblemën e UÇPMB-së në Luginë të Preshevës, siç e kishte quajtur Serbia jugore, dhe të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare në Maqedoni!
Kishte kërkuar nga komunuteti ndërkombëtar, për të izoluar ekstremistët e armatosur e terroristët në Serbinë jugore dhe në Maqedoni dhe eleminimin e kanaleve për financimin e militantëve!
Atë që nuk kishte arritur ta realizonte gjatë luftës në Kosovë, u mundua ta bënte me dislokimin e forcave ushtarake ruse në Aeroportin e Prishtinës!
Por edhe aty dështoi, sepse në Kosovë Amerika gjigante dhe aleatët e sajë që e kishin bombarduar aleatin besnik të Rusisë, Serbinë pushtuese të Kosovës dhe shqiptarëve, kishin lëshuar rrënjë dhe ishin pritur ashtu sikur edhe ishin, bashke me UÇK-në, çlrimtarë të vërtetë të Kosovës!
E vetmja fije shprese që i ka mbetur Putinit për destabilizim në Kosovë, është veriu i Kosovës, të cilin nuk do të arrijë kurrë ta fusë nën ndikim e tij, sepse Kosova është interes gjostrategjik i SHBA-së dhe NATO-s!
Putini pas dështimit në Kosovë, iu kthye destabilizimit të Maqedonisë së Veriut dhe Malit te Zi, por edhe imponimit me çdo kusht të ndikimit rus në çdo pore të shtreasve serbe në Serbi dhe në Republikën Serbe në Bosnje!
Putini dhe putinizmi jo vetëm kanë vdekur me kohë në Kosovë, por vdekja e putinizmit ka ndodhur pas antarsimit në NATO edhe të Maqedonisë së Veriut dhe Malit të Zi!
Dielli euroatlantik në Kosovë dhe shtetet rreth sajë, do të shkrijë çdo tentim të rikthimit të ndikimit dhe sundimit rus!
Prishtinë, 22 Dhjetor 2021!