Vizita e shefit të CIA-s në rajon, Tahiri: Ka një porosi të tërthorët edhe për Kosovën
Ish-kryenegociatorja e Kosovës për bisedimet me Serbinë, Edita Tahiri, ka komentuar vizitën e shefit të CIA-s, Williams Burns, në rajon.
Ajo ka bërë me dije se kjo vizitë ka dy porosi.
Tahiri ka shkruar në “Facebook”, se njëra prej porosive ka të bëj me edhe me Kosovën.
“Vizita e papritur e shefit të CIA Williams Burns në rajon ka rendësi strategjike për paqen dhe stabilitetin në rajon. Vet fakti që kjo vizitë u realizua në Bosnje dhe më pas në Serbi tregon se porosia është për destabilizuesit e rajonit, mirëpo ka dhe një porosi të tërthortë për Kosoven meqenëse dialogu Kosove – Serbi ishte po ashtu në fokus. Me William Burns kam pasur takim zyrtar në Uashington në mars 2011, menjëherë kur mora detyrën e kryenegociatores në dialogun e Brukselit. Në atë kohë William Burns ishte zëvendëssekretar i shteti i Amerikës”, ka shkruar Tahiri.