Vizita historike, Bideni dhe Sunaku bisedojnë në Belfast

12 prill 2023 | 14:41

Kryeministri i Britanisë së Madhe, Rishi Sunak, ka zhvilluar bisedime në një hotel në qendër të qytetit të Belfastit me presidentin amerikan, Joe Biden.

Bideni ndodhet në Belfast për një vizitë katërditore në Irlandën e Veriut dhe Republikën e  Irlandës.

Ai është përshëndetur nga Sunak të martën mbrëma teksa ka dalë nga “Air Force One” në Aeroportin Ndërkombëtar të Belfast.

Vizita e tij shënon 25-vjetorin e Marrëveshjes së Premtes së Mirë – një marrëveshje paqeje që kishte ndihmuar t’i jepet fund 30 viteve të konfliktit të dhunshëm në Irlandën e Veriut.

Shtëpia e Bardhë ka përshëndetur “përparimin e jashtëzakonshëm” që kur është nënshkruar marrëveshja në vitin 1998.

Por, udhëtimi i Bidentit është në hije nga fakti se qeveria e Irlandës së Veriut për ndarjen e pushtetit nuk është duke funksionuar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Al Nassr ka mbetur pa trajner, pas shkarkimit të Rudi…