Vizita historike e Scholzit në Kosovë zë edhe ballinat e mediave kryesore ndërkombëtare
Për herë të parë në Kosovë të premten ka ardhur një kancelar gjerman me mesazhe të qarta për të ardhmen e Kosovës dhe të rajonit.
Kjo vizitë në shtetet e Ballkanit, e cila ka filluar me Kosovën është bërë lajm edhe në mediat prestigjioze të huaja.
Gazeta amerikane “The Washington Post” ka vënë theksin të mesazhi i Olaf Scholzit për dialogun Kosovë-Serbi.
“Scholzi i Gjermanisë e nxit Kosovën dhe Serbinë të angazhohen ndaj dialogut”, është titulli i saj.
Ndërsa mediumi anglez “Reuters”, e ka përqendruar theksin tek dhënia e mbështetjes nga kancelari gjerman për anëtarësimin e Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian.
“Kancelari gjerman Olaf Scholz premtoi të ndihmojë Ballkanin Perëndimor për të rigjallëruar fushatën e tyre të ngecur për një kohë të gjatë për anëtarësimin në Bashkimin Evropian, një veprim që synon të lehtësojë tensionet rajonale dhe të shmangë ndikimin e fuqive rivale si Rusia”, ka shkruar “Reuters”-i
Lajme për ngjarjen kryesore në Prishtinë ka shkruar edhe “Associated Press”, “Der Spiegel”, “The Independent”, etj.