Vizita me Escobarin, mesazh se BE-ja dhe SHBA-ja po punojnë për dialogun

31 janar 2022 | 18:44

Përfaqësuesi special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, në konferencë për medie pas takimit me kryeministrin Albin Kurti, ka thënë se kjo vizitë e përbashkët tregon se BE-ja dhe SHBA-ja po punojnë “ngushtë” për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe për vizionin e së ardhmes.

“Jam i lumtur që kjo vizitë veçse ka ofruar një mundësi për të diskutuar për planet tona në javët dhe muajt e ardhshëm me presidenten dhe kryeministrin dhe ne do të vazhdojmë diskutimet tona”, ka thënë Lajçak.

Ai ka theksuar se vizita në Kosovë dhe Serbi do t’iu ndihmojë që të kenë një pasqyrë të qartë se “çfarë do të presim në të ardhmen dhe si do ta çojmë përpara këtë proces”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se Qeveria e…