Vizita në Kosovë, Kurti pret nga Bërnabiqi të mos jap deklarata përçarëse

04 shtator 2022 | 13:18

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sërish ka folur për vizitën e nesërme të kryeministres së Serbisë, Ana Bërnabiq në veriun e Mitrovicës, Zveçan dhe Leposaviq, duke thënë se pret nga ajo që të mos vazhdojë deklarata përçarëse që kishin për qëllim tensionimin dhe destabilizimin.

Kurti në një konferencë për media, ka thënë se kërkesa për vizitën e Bërnabiq në veri të Kosovës, ka ardhur pasi Qeveria e Kosovës ka bërë kërkesë për vizitën e Besnik Bislimit në Luginën e Preshevës.

“Shpresojë që edhe vizitat e zyrtarëve pas qarkullimit të lirë të qytetarëve do t’i kontribuojnë lëvizjes së lirë në përgjithësi, po ashtu pres që zonja Bërnabiq të mos e vazhdojë avazin e kryenegociatorit nga Beogradi, i cili jepte deklarata përçarëse, ndarëse që kishte për qëllim tensionimin dhe destabilizimin, kemi nevojë të përqendrohemi tek jeta më e mirë e qytetarëve”, ka thënë Kurti.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Manchester United që i është rikthyer rezultateve pozitive pas startit…