Vizita në ShBA, drejtuesit e KPM-së dhe AMA-s takohen me zyrtarët e Komisionit Federal të Komunikimit

09 qershor 2022 | 15:19

Delegacionet e rregullatorëve të medieve nga Kosova dhe Shqipëria gjatë vizitës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA)  janë takër me përfaqësues të lartë  të Komisionit Federal të Komunikimit (FCC).

Në këtë takim kanë marrë pjesë kryetari i Komisionit të Pavarur për Media (KPM), Xhevat Latifi, zëvendëskryeshefi ekzekutiv, Faruk Rexhaj, kryetarja e Autoritetit të Mediave Audiovizive (AMA), Armela Krasniqi, sekretarja e përgjithshme në detyrë dhe drejtoresha për marrëdhënieve me jashtë e AMA-s, Romelda Rrapollari.

Ndërsa nga Komisioni Federal amerikan i Komunikimit, kanë marrë pjesë në takim, Olga Madruga-Forti shefe për strategjitë globale, Ira Keltz, kryeshefi i zyrës për inxhinieri dhe teknologji,  dhe Jim Szeliga, shef i kujdesit ndaj klientit.

Një këtë takim janë vendosur urat e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve dhe shtyllat kryesore ku do të fokusohet shkëmbimi i eksperiencës. Në këtë kontekst, partnerët e FCC-së kanë shprehur gatishmërinë për asistencën e tyre në veprimtarinë e mëtejshme të KPM-së dhe AMA-s,  nëpërmjet mbështetjes teknike dhe shkëmbimit të praktikave më të mira.

Edhe pse drejtuesit e KPM-së dhe AMA-s janë takuar për herë të parë me Komisionin Federal të Komunikimit  është vendosur që të nis puna e përbashkët në tri fusha: lirimi i brezave frekuencorë me fokus të veçantë informimin e shikuesit mbi procesin,  procesi i rinovimit të licencave dhe rregullimi audiovizual e i përmbajtjes.

Bashkëbiseduesit kanë shprehur vullnetin se është vetëm fillimi i një ndërlidhjeje institucionale dhe kanë vendosur afate kohore të përbashkëta për takimet e radhës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, ka pritur në…