Vizita në SHBA – Shkëlqim Devolli në Capitol, me përcjellje të Shërbimit Sekret (Video)

20 janar 2025 | 20:46

Në ditën e inaugurimit të Presidentit të ri Amerikan, Donald Trump, afaristi kosovar Shkëlqim Devolli, ka qenë nën shoqërimin e njerëzve të afërt të presidentit, i përcjellë edhe nga Shërbimi Sekret amerikan, sipas protokollit zyrtar.

Para kësaj ceremonie, kreu i “Devolli Corporation”, ka zhvilluar disa takime të nivelit të lartë të administratës së re amerikane.

Ai në një takim të veçantë me ambasadorin në ardhje amerikan në NATO, Matthew Whitaker e ka falënderuar atë për kontributin amerikan në kuadër të forcave paqeruajtëse të KFOR-it në Kosovë, duke theksuar edhe rëndësinë e madhe që Kosova sa më shpejtë të bëhet edhe pjesë e NATO-s.

Në Washington DC, sipërmarrësi kosovar ka zhvilluar takime edhe me senatorët, Ted Cruz dhe Dave Mçormick, guvernatorin e Texasit, Greg Abbott, si dhe kongresistin Peter Sessions.

Në të gjitha këto takime, Devolli ka kërkuar vazhdimin e vëmendjes së theksuar të administratës amerikane nën Presidentin Trump për Kosovën dhe rajonin.

Poashtu, është folur për bashkëpunimin ekonomik dhe tregtar ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së, me theks te veçantë te prodhimet Made in Kosova.

Kjo është dita e katërt e qëndrimit të Devollit në SHBA, ku zhvilloi takime me zyrtarë të lartë amerikanë. Një ditë më herët u takua edhe me shefin në ardhje të CIA-s.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati për deputet nga Nisma, Zafir Berisha thotë se duhet…