Vizita në Shtabin Qendror të UÇK-së dhe takimi me Gjeneral Agim Çekun
AJAZ EMINI – Një jetë kushtuar atdheut – Ditari (XI)
E premte 02 Korrik 1999
Gjatë ditës së sotme ishte plani që të udhëtonim për në Prishtinë, dhe qëllimi ynë kryesorë ishte që të shkojmë në zyrën e Shtabit Qendrorë të UÇK-së për të takuar Gjeneralin Agim Çeku, me të cilin gjerë më tani kishim pasur bashkëpunim veçse nëpërmjet ndërlidhësit tonë Gjeneralit Kudusi Lama, Komandant i Divizionit në Kukës të Shqipërisë
Bashkëpunimi që patëm me Gjeneral Çekun ishte gjatë kohës kur unë me Njësinë e Forcave Speciale po vepronim nga qyteti i Kukësit në Shqipëri, gjatë Operacionit të Forcave Aleate të NATO-së në koordinimin e pikave për bombardime nga aviacioni i NATO-s mbi objektivat e armikut serb. Po, duke shfrytëzuar informacionin e Njësisë Vëzhguese të UÇK-së, e që Gjeneral Çeku ato informata të vëzhguesve të tij ia jepte Gjeneralit Lama të Komandës së Forcave të Shqipërisë në Kukës, i cili ishte ndërlidhësi jonë kryesorë me Forcat Amerikane. Pastaj ne bënim verifikimin dhe koordinimin dhe përgatitjet për ekzekutimin e atyre pikave nga aviacioni i NATO-së të forcave paramilitaro- ushtarake të armikut serbë.
Në të mbërrirë në Prishtinë, para zyrës së Shtabit të UÇK-së na priti Gjeneral Çeku me një pjesëtarë tjetër të komandës së UÇK-së. U përshëndetëm dhe pastaj hymë në zyrën e tij. Unë me Kapitenin Wiggis u ulëm rreth tavolinës që kishte edhe filluam bisedën. Meqenëse Gjeneral Çeku e fliste anglishten, unë nuk pata aq shumë nevojë të ndërhyjë apo të kyçem në bisedën e tyre, përveçse ndonjë herë kur Gjenerali nuk e kuptonte ndonjë fjalë. Biseda po zhvillohej kryesisht në lidhje me suksesin e demilitarizimit të pjesëtarëve të UÇK-së që kishte, edhe po bisedohej për transformimin e UÇK-së (Ushtria Çlirimtare e Kosovës) në atë më të rejën TMK (Trupat Mbrojtëse të Kosovës).
Takimin që zhvilluam me Gjeneral Çekun ishte i mirë dhe mjaftë miqësorë. Në zyrën e tij qëndruam mbi gjysmë ore, dhe derisa qëndruam aty Gjeneral Çeku na gostiti me kafe turke dhe nga një gotë uji mineral. Pas gjysmë ore bisede ne u ngritëm, u përshëndetëm dhe vazhduam rrugën tonë për në Shtabin e Përgjithshëm të KFOR’it në “Film City” siç po e quanin, që kishte marrë emrin ashtu sepse ishte kino-studioja e “Kosova Filmit”e tani e shndërruar në Shtab të Përgjithshëm të KFOR’it.
Në Shtabin e Përgjithshëm qëndruam rreth një orë dhe në mbrëmje përsëri u kthyem në vende qëndrimin tonë.
E diel 04 korrik 1999
Siç po shihej gjatë kësaj dite nuk kishim aq shumë punë. Sot po mbante edhe një ditë e bukur me diell dhe e ngrohtë. Për derisa po lexoja veprën e Fan Nolit, një libër që e gjeta në shkollën “Selami Hallaçi”, aty ku tani ishte vendqëndrimi ynë i rijë, më erdhi njëri nga pjesëtarët e rojës së Armatës Amerikane që po qëndronin para hyrjes në objektin shkollorë dhe më tha se ka ardhë një familjar i yti dhe donë që të takohet me ty. I tregova kapitenit se nëse iu duhem, jam jashtë shkollës në një kafe aty afër sepse kamë një takim familjarë, edhe pse nuk kisha idenë se kush mundet me qenë, edhe dola jashtë.
Posa dola jashtë në oborrin e shkollës, aty pashë se kishin ardh kushërinjtë e mijë Hallaçi (Shenasi Demiri) me Vebi Aliun nga fshati Llojan.
U gëzova pa masë kurë i pashë ata të dy, sepse kjo ishte edhe hera e parë që po takoja ndonjërin nga familjarët e mijë. Prej oborrit të shkollës, shkuam në një lokal kafesh që ishte aty afër edhe porositëm nga një kafe dhe qëndruan mbi gjysme ore.
Aty u çmallëm duke biseduar rreth njerëzve tanë që nuk i kisha parë tani për disa vite, si dhe për gjendjen se si ishin gjatë këtyre kohërave të vështira për të gjithë shqiptarët.
Pas mbarimit të ka fesë u ngritëm, u përshëndetëm dhe u ndamë. Ata të dytë u nisën me makinën e tyre për në rrugë drejtë Kumanovës, e kurse unë u ktheva brenda objektit të shkollës për t’u takuar me kapitenin sa për të parë se a mos kishim ndonjë plan për të dalë në teren, edhe pse u ktheva në kohë. Njësia jonë nuk dolëm askund gjatë tërë ditës… Gjatë kësaj dite duhej të ketë arritur dhe të na bashkëngjitej edhe bashkëshortja ime Shahadija në Kampin Ushtarak Amerikan “Bondsteel”, të sapo vendosur në afërsi të fshatit Sojevë të Ferizajit, për të cilën ende nuk kisha marre kurrfarë informacioni…
E hënë 05 korrik 1999
Sot plani i grupit tim ishte të shkojmë nga Gjilani, dhe të kalojmë nëpër fshatin Zhegër edhe për të dalë deri në pikën kufitare me Maqedoninë. Ky udhëtim ishte edhe udhëtimi im i parë kësaj rruge që po bëja. Gjatë rrugës nuk kishte aq shumë njerëz, dhe ndalesën e parë e bëmë në fshatin Zhegër ku pamë shumë shtëpi të djegura dhe të shkatërruara.
Në disa lagje të fshatit pamë edhe kafshët e vrara të cilat veçse ishin dekompozuar. Pastaj vazhduam rrugën tutje duke kaluar edhe si lagje; Kurexh, Haxhaj, Pidiq dhe arritëm deri në fshatin Dunav.
Në Dunav u ndalëm dhe takuam një person të quajtur Agim Kadriu, i cili na tregoi se aty afër gjendeshin varre masive të shkaktuara nga forcat paramilitare ushtarake policore serbe, dhe se në ato varre masive po mendonte se edhe i ati i tij i zhdukur do të gjendej aty! Pasi morëm informata prej tij, vazhduam rrugën më tej edhe u ndalëm në një kishë të vogël të fshatit, për ku na thanë se edhe Nënë Tereza kishte shërbyer në atë kishë para shumë kohësh, e ku pjesëtarët e së cilës na u lutën që pas 3 javësh edhe ne të shkojmë aty. Po, për në festën e tyre vjetore që po organizonin si ditë e tyre e shenjtë me 26 Korrik 1999, edhe gjithashtu për t’i ndihmuar edhe me mbajtjen e rendit dhe sigurinë, sepse po pritej që të mblidhej një numër shumë i madh i popullatës krishtere shqiptare nga këto anë. Gjatë bisedës me to, motrat e nderit na ofruan edhe disa lloje biskotash që i kishin bërë aty dhe të cilët na pëlqyen mjaftë. Aty kishte një çeshme me ujë të mirë dhe shumë të ftohtë, ku i mbushëm shishet që kishim!
Pas pushimit të shkurtër që bëmë aty në kishën e fshatit, më vonë vazhduam rrugën luginës përpjetë për buzë shpatit drejtë kufirit me Maqedoninë, i cili nuk ishte aq larg. Kur u ngjitëm krejt lartë, në majën ku ishte edhe pika kufitare Kosovë-Maqedoni, prej ku tani po shiheshin tokat dhe vendbanimet shqiptare edhe përtej kufirit, njëri nga kolegët e mijë ushtarak që kishte gallapin “Baba”, i cili ishte i shtyrë në moshë dhe ishte para pensionit ushtarak, m’u drejtua mua edhe më tha: “Hej Al (Al e kisha gallapin për Albanian, sepse e kishin si të vështirë ta thonin siç duhej Ajaz) a don që të shkojmë në Llojan, nuk jemi aq largë, vijë ajrore ndoshta është rreth 8 Km.?”! Disi më habiti me këtë pyetje dhe mbeta i shokuar, neve asnjëherë nuk kishim biseduar në detaje, saktësisht se prej nga e kisha prejardhjen, i kisha tregu se jamë nga Maqedonia por jo edhe fshatin!, dhe pastaj ia ktheva: “Baba, prej nga po e din se ku është Llojani, dhe prej nga po e din se qenka fshati im i lindjes?” Baba filloi të më japë edhe pyetjet e tjera në lidhje me fshatin Llojan edhe më pyeti se: “A i njeh mësus Vaxhidin dhe mësues Alirizaun?” E shikova edhe e pieta: “Baba, kush je ti, çka je ti, si është e mundur që ti të njohësh këta njerëz, edhe mësuesit dhe bashkëvendasit e mijë, prej nga i more këto informata?”
Që të gjithë që ishim aty, disi mbetëm të habitur me njohuritë e tij për fshatin tim Llojanin.
Pastaj babai vazhdoi tregimin e tij, edhe më pyeti se a kisha dëgjuar ndonjëherë edhe për forcën mbikqyrëse të paqes në Maqedoni, që quhej UNPROFOR? “Po” iu përgjigja, sepse e dija dhe i kisha parë dhe takuar shumë herë pjesëtarët e këtyre forcave ushtarake kur isha gjatë vizitave në vendlindje, në fshatin Llojan. Gjithëashtu edhe kisha biseduar me to shumë herë, ishin të nacionaliteteve të ndryshme dhe të cilët kishin një pikë të tyre qëndrimi, në mes të fshatit Llojan (të Kumanovës) dhe Miratocës (të Preshevës), si dhe tjetrën pikë në fshatin Sopot të Kumanovës, që të gjitha vendbanime me popullatë shqiptare!
UNPROFOR-i dhe UNPREDEP-i ishin një mision ushtarak ndërkombëtarë të caktuar nga Rezoluta1142 i Këshillit të Kombeve të Bashkuara më 1992, dhe zgjati deri në gusht të vitit 1998, e që kishte për qëllim ruajtjen e paqes në rajon.
“Baba”vazhdoi tregimin e tij, se prej ku po e njihte kaqë mirë këtë rajon, edhe atë në detaje. Më tha: “Çdo herë që të ndëgjosh për ndonjë hallakamë në ndonjë shtet, aty çdo herë dërgohen grupe humanitare, por edhe vëzhguese për të ndihmuar popullatën aty, por edhe për të vëzhguar së afërmi se ç’po ndodhë aty. Shumica e personelit prej atyre grupeve jemi edhe ne, edhe ashtu edhe mua mu dha rasti që të vijë në këtë rajon! Atje shkova me punë, por në të njejtën kohë edhe bëra miqësi me këto njerëz të lartëpërmendur. Shumë herë i bëmë vizitë këtyre fshatërave për rreth si: Llojanit, Sopotit, Tabanovcit etj. Atje mësova dhe pashë edhe diskriminimet që i bëhen shqiptarëve nga pushtetëmbajtësit maqedon, si psh: shkonim në shkollën fillore të Llojanit, dhe shihnim se aty nuk kishin kurrëfarë kushtesh elementare për mësim: si pa nxemje qendrore, pa fushë apo sallë sportive, bankat e vjetruara, kurse kur shkonim në Tabanovc te pala maqedone kushtet e mësimit ishin krejtësisht ndryshe, shumë e shumë më të volitëshme për punë se sa te shkollat e shqiptarëve!
Gjatë këtyre vizitave që po iu bënim fshatrave u njohëm shumë mirë me shumicën prej tyre, dhe i faleminderohem pa masë fshatarëve si dhe Vaxhidit i cili sa më kujtohet ishte drejtor shkolle gjatë asajë kohe. Po, dhe Alirizaut për sjelljet shumë të mira që patën ndaj nesh!”
Pas kësajë bisede që bëmë, e cila ishte shumë interesante për mua, më shkoi mendja se si është e mundur dhe erdhi koha që tani unë po punoja me njërin prej atyre ushtarakëve që kishin punuar shumë vite më herët në vendlindjen time, e që ndoshta edhe i kisha parë dhe biseduar me to gjersa po vizitoja fshatin tim të lindjes Llojanin. Pra,shumë e shumë vite më herët! Jeta me të vërtetë, shpeshëherë është edhe tepër e çuditshme!!!
E mërkurë 07 korrik 1999
Ishte një ditë e bukur me diell dhe e nxehtë. Në orën 9:00 të mëngjesit u nisëm me dy makina (Hamvee) për në Malishevë të Gjilanit, për ku na kishin lajmëruar për vendëndodhjen e një bombe. Pas arritjes në këtë fshat takuam kryetarin e fshatit Rashit Sahitin, i cili na tregoi për vendëndodhjen e asajë bombe. Me të shkuar në vendin e caktuar ku ndodhej mjeti shpërthyes, bllokuam rrugën që mos të afrohej askush për shkak të sigurisë nga ky mjet shpërthyes, si dhe lajmëruam njësinë e Armatës Amerikane që merrej me deminime. Pas gjysëm ore njësia e deminimit arriti në vendin e ngjarjes që e kishim siguruar, të cilët mbrenda një kohe të shkurtër me mjeshtrinë e tyre bënë shpërthimin e atijë mjeti mëse shpërthyes nga një largësi rreth 100 metrash.
Aty në fshat takuam edhe Arif Rexhepin i cili ishte dëshmitarë për krimet që kishin ndodhë në Malishevë, nga i cili morëm disa informata për t’ia dorëzuar ekipeve përkatëse të UNMIK’ut që merreshin me këto punë. Zotëri Arifi siç po ndëgjonim nga fjalët e tij, ai po i njihte shumë mirë edhe kryerësit e krimeve, e njihte edhe policin serb që kishte shkaktuar këto krime.
Rreth orës 11:00 para dite, nga Malisheva udhëtuam për në fshatin Uglare, një fshat me 300 shtëpi dhe me rreth 2000 banorë. Në këtë fshat takuam edhe kryetarin e fshatit Ramiz Isufin, me të cilin biseduam edhe për problemet që kishin në këtë fshat. Zotëri Ramizi na dërgoi deri në dalje të fshatit,
atje ku na tregoi për rrugën që kishte mbetë e minuar nga forcat paramilitaro ushtarake serbe. Pasi vizituam vendin e minuar nxorrëm koordinatat edhe lajmëruam njësinë përkatëse për deminim, të cilët mbrenda një ore erdhën edhe filluan punën e tyre të deminimit.
Deri sa njësiti përkatës për deminime po bënte punën e tyre, ne vazhduam rrugën për në fshatin tjetër të quajtur Lovcë. Në këtë fshat kontaktuam me kryetarin e këtijë vendbanimi i cili quhej Shabi Azemi, që na tregoi se fshati i tij kishte rreth 500 banorë.
Si nëpër të gjitha vendbanimet edhe këtu gjetëm shtëpitë e plaçkitura dhe të djegura nga kriminelët serbë. Sipas fjalëve të zotëri Azemit ndëgjuam se në fshatin e tij në Lovcë kishte 7 njerëz të vrarë, dhe 2 prej të cilëve edhe u ishin djegur kufomat të ndjerëve nga forcat paramilitaro ushtarake serbe.
Më vonë vazhduam me udhëtimin tonë, dhe dikur vonë arritëm në fshatin Kokaj i cili gjendej në zonë kufitare me Serbinë. Në këtë zonë dolëm më tepër edhe për të parë gjendjen se si po i përmbaheshin marrëveshjes së nënshkruar nga pjesëtarët e palës serbe, pikave të veçanta të Marrëveshjes Tekniko Ushtarake të Kumanovës, prej ku e kishin të caktuar edhe distancën se deri ku mundë t’i afroheshin kufirit të Kosovës! Gjatë bisedës me fshatarë morrëm vesh se policia serbe shpeshëherë po dilte edhe në anën Kosovare të kufirit për çka ishin mjaftë të irituar popullata lokale e këtijë rajoni.
Nga fshati Lovcë shkuam edhe deri në fshatin Stubëll, i cili po ashtu ishte në zonën kufitare. Fshati Stubëll sipas një grupi të popullatës lokale që takuam, na njoftuan se ky fshat ka një histori të gjatë dhe të bujshme që daton nga shekulli i XV, ku në këtë fshat kishin edhe shkollën e parë në gjuhën shqipe, dikur që nga viti 1584. Në fshat vizituam edhe kishën e “Shën Gjergjit” e cila tani ishte edhe muze i shkollës së parë shqipe në Kosovë, e ku po mbahej edhe manifstimi tradicional për çdo vjet e që quhej“Takimet e Don Mikelit”!
Gjatë takimit që patëm me këta njerëz, ata na bënë ftesë që të shkojmë dhe në kishën e re të fshatit ku po mbahej edhe një manifestim ditorë.
Kisha nuk ishte aq largë prej aty ku ishim, në të shkuar në kishën e re atje takuam shumë njerëz që po festonin ditën e emërit të famulltarit të kishës. Na u lutën që të hyjmë edhe ne mbrenda hollit ku po mbahej manifestimi. Pritja që na u bë aty ishte mjaftë madhështore, menjëherë na morën dhe na dërguan në sallën ku po mbahej manifestimi. Në atë sallë njoftuam edhe famulltarin për të cilin po festohej ajo ditë.
Gjithashtu në këtë manifestim takuam edhe priftin Don Anton Kqira të “Kishës Katolike Zoja Pajtore” të Detroitit në Michigan, me të cilin unë njihesha për dekada të tëra, qyshë nga koha e ardhjes sime në SHBA! Ishin fillimet e viteve të mia në SHBA, e kur çdo festë të 28 Nëntorit, “Ditës së Flamurit” unë me disa shokë shkonim nga Cleveland’i i Ohio’s, rreth 2-3 orë me makinë, për ta festu në këtë kishë, sepse ata bënin organizimin më të mirë të festës në këtë pjesë të Amerikës, edhe numri i shqiptarëve në rrethin e Detroitit ishte ndoshta edhe më i madhi pas Neë York’ut.
Priftin Don Anton Kqira e njihja edhe si një aktivist i njohur i komunitetit shqiptar të Michiganit, i njohur gjithashtu edhe për çështjen shqiptare në ish Jugosllavi. Prifti Don Anton Kqira njihet edhe për ndihmën që organizonte komuniteti shqiptar i Michiganit, për të ndihmuar vëllezërit e tyre shqiptarë në Shqipëri, Mal të Zi dhe në Kosovë e në veçanti gjatë represaljes së neofashistit serb Millosheviqit.
8 korrik 1999
Disa ditë më parë i tregova Kapitenit Wiggis se nga 07 korriku do të në vijë që të na bashkangjitet në KFOR-in Amerikan edhe bashkëshortja ime Shahadija në kampin e Bondsteel’it. Kapiteni më premtoi se po sa të vijë ajo në Bondsteel ne do të shkonim menjëherë që ta takonim atë.
Në të zgjuar, pakë më vonë m’u afrua Kapiteni Ëiggis edhe më tha sot do të shkojmë në kampin Boondsteel që të takohemi ti me bashkëshorten, e ne me shokët tanë të shtabit. U gëzova shumë, sepse ishte një kohë prej 4 muajsh që kur u largova nga Amerika për në Shqipëri nuk ishim parë dhe thuajse shumë pakë ishim ndëgjuar për shkak të lidhjeve jo të mira telefonike me shoqen e jetës Shahadijen.
Rreth mesditës arritëm në kampin e Bondsteel’it, mua më lanë në zyrën e TRË ( TRË ishte kompania e cila ishte kontraktuesi i përkthyesve me Departamentin e Mbrojtjes së Shtetit Amerikan) që ta takoja Shahadijen, edhe më thanë se do të ktheheshin pas disa orësh që të më marrin edhe mua gjatë kthimit në vendëqëndrimin tonë në Gjilan, e kurse ata vazhduan për në Shtabin e Njësisë së Forcave Speciale. Njëri nga punëtorët e TRË që ishte në zyrën e tyre mua më çoi në çadrën e përkthyesve shqiptarë, ku tani atje kishim një numër të madhë përkthyesish që kishin ardhur, disa nga SHB-ja por edhe një numër edhe më të madhë nga trojet shqiptare për rreth: Shqipëri- Kosovë-Maqedoni dhe Luginës së Preshevës.
Takimi ishte shumë i ngrohët, u gëzuam shumë pasi se po takoja bashkëshorten pas të gjithë kësajë kohe, por kësajë here në uniformë ushtarake amerikane e që ishte bërë si unë! Aty më vonë u mblodhën edhe shumica e përkthyesve shqiptarë që kishin ardhë në Bondsteel, me të cilët u njoftuam edhe tani aty ku bëmë edhe shumë shokë të tjerë. Bëmë muhabet, pimë çaj e kafe, e që më çonte mallin ashtu të gjithë së bashku sikurëse në odat shqiptare, apo si në shumicën e familjeve shqiptare që mblidhen kur iu vjen ndonjë mysafir. Aty ishin dy çadra të mëdha të përkthyesve, njëra ishte e femrave, e tjetra e meshkujve, e me qindëra të tjera të ushtarëve amerikan të posa ardhur.
Me ardhjen e Shahadijes në Bondstell, pas sajë na kishin ardhur edhe vajzat Liridona me Mimozën te nëna ime te familja e vëllaut Murtezanit në fshatin Llojan të Kumanovës, të cilat i kishte sjellur motra e Shahadijes Naimja që ishte me ne në Cleveland, të Ohio’s.
Shtëpinë dhe gjithëçka që kishim në Amerikë, tani ua kishim lënë në shrytëzim refugjatëve të posa ardhur, familjarëve nga Kosova dhe Maqedonia…
Pasi u çmallëm mirë me Shahadijen gjatë ndejës që bëmë me shokët dhe shoqet përkthyes, dikur pas dy orësh erdhën kolegët e mijë për të më marrë, e që pastaj vazhduam rrugën për në qytetin tonë të Gjilanit. Ne atje mbërritëm para se me ra muzgu…
9 korrik 1999
Në orën 10:00 të mëngjesit, nga shkolla ku ishim të vendosur u nisëm për në fshatin Verbica i cili nuk ishte aq largë nga qyteti i Gjilanit. Verbica ishte një fshat që kishte reth 25 shtëpi dhe me 20 viktima të popullatës shqiptare, të vrarë dhe masakruar nga forcat paramilitaro ushtarako policore serbe.
Sipas dëshmitarit të ngjarjes Shaban Beqirit që takuam, ai personalisht po i njihte kriminelët serbë edhe me emra si dhe akuzonte për krimet e bëra: Mikin e Rades, Ponisha Stamenkoviqin dhe një fare Rade (flokë verdhin). Gjithëashtu morëm informata edhe për disa kriminel të tjerë serbë siç ishin:Stojanoviç Stojan me gradë major reservist, Rade Periç polic i cili njihej edhe si paramilitarë, kusherinjët e tijë Stojan Zdravkoviç dhe Sllobodan Zdravkoviç, kurse nga lagja Kopilak njihej edhe një tjetër i quajtur Zhivko i cili gjatë asajë kohe po endej me pushko- mitralez.
Pas bisedës në lidhje me këto krime dhe kriminel, më vonë vazhduam udhëtimin tonë për në fshatin Partesh, një fshat i cili gjendej krejtësisht afër qytetit të Gjilanit dhe që ishte shumë afër rrugës kryesore. Ky fshat kishte rreth 5000 banorë, që të gjithë të popullatës serbe.
Në Partesh u ndalëm në afërsi të rrugës kryesore dhe biseduam me disa serbë të shtyrë në moshë të cilët nuk ishin edhe aq të entuziamuar që të bisedojnë me ne, e sidomos kur ma shihnin mbiemrin Emini në helmetë dhe veshjen time ushtarake! Ishin ,,burra të mirë,, dhe nuk donin të bisedojnë shumë me ne, sepse na thonin se nuk dojnë dhe nuk kanë kohë që të merren me politikë, përveçëse që kishin ndonjë ankesë kundër shqiptarëve për rreth që po i bezdisin duke ia vjedhë kafshët apo po i provokonin ata!
E martë 13 korrik 1999
Rrugëtimin tonë të sotëm e filluam nga fshati Budrigë e poshtme dhe vazhduam në drejtim të fshatit Zhegër. Në fshatin Zhegër arritëm në orën 12:30, koha ishte e bukur me diell dhe e nxehtë. Në fillim vizituam shkollën fillore por aty nuk gjetëm askënd, pastaj vazhduam drejtë qendrës së fshatit në drejtim të fshatit Dunav që kishim qenë para disa ditësh. Diku nga mesi i fshatit Zhegër në drejtimin për fshatin Dunav gjatë rrugës në qendër të fshatit pamë dy roje me uniformë të UÇK-së, që po qëndronin gaditu para dyerve të një shtëpie të vogël në anën e majtë të rrugës!
Nga kurioziteti, por edhe nga çudia e pamjes së rojes me uniforma ushtarake të UÇK’s, të cilat tani veçëse ishin edhe të ndaluara që të barten, qysh nga marrëveshja e nënshkruar për ç’armatimin e UÇK-së, në mes të NATO-së dhe lidershipit të UÇK-së.
U ndalëm, edhe unë me kapitenin Ëiggis dolëm nga makina ushtarake edhe iu afruam për t’i pyetur se ç’po ndodhë? Roja që ishte aty, dy të rinjë me uniformën e UÇK-së na thanë se ishte shtëpia e Komandant Agim Ramadanit, të njohur me nofkën “Katana” i njohur edhe nga shumë beteja, ku ra dëshmorë në luftën e përgjakshme më 11 Prill 1999 në Pashtrik. Na thanë se ata ishin bashkëluftëtarët e Heroit, dhe familja e tijë e posa kthyer në shtëpi, tani kishin hapur dyert për të pame për nderë të Heroit “Katana”!
Pasi se i spjegova kapitenit se përse po mbanin roje këta të rinjë para këtyre dyerve, si dhe për këtë ngjarje, e këshillova që edhe ne të hyjmë mbrenda dhe t’i shprehim ngushëllimet tona familjes së këtijë Heroi shumë të njohur të Kosovës. Për çka do të na jenë shumë mirënjohës.
Kapiteni menjëherë më tha:“Nëse ti mendon se është mirë për t’i bërë vizitë kësajë familje, hyjmë, unë për vete nuk kamë kurrëfarë problemi me të por do të hyjmë mbrenda për respekt vetëmse unë edhe ti”, diçka që edhe e bëmë!
Roja e nderit na shoqëroi deri në hyrje të oborrit, ai pastaj u kthye në vendin e tij para dyerve, kurse neve vazhduam mbrenda ku para shkallëve dolën të na presin disa familjarë të Heroit. Hymë mbrenda në dhomën e pritjes, aty ku na pritën e gjithë familja: nëna, babai dhe e shoqja e heroit me disa të afërm të tij! Unë me kapitenin Ëiggis i shprehëm ngushëllimet tona familjarëve, dhe gjatë qëndrimit tonë të shkurtë aty, familjarët na spjeguan pakë në lidhje me jetën dhe aktivitetet e Heroit. Ata gjithashtu na gostitën me nga një kafe. Aty qëndruam 15-20 minuta, dhe pastaj kërkuam lejen siç e kemi zakon, edhe dolëm dhe vazhduam rrugën e mëtutjeshme.
Ky ishte një gjest shumë i mire dhe shumë domethënës për mua dhe mendoj se është një gjest i mirë edhe për të gjithë pjesëtarët e Armatës Amerikane që shërbejnë në Kosovë!
Edhe disa fjalë edhe për jetën dhe veprimtarinë e Komandant Agim Ramadani“Katana”.
Agim Ramadani ishte i lindur më 03 Maj 1963. Familja e Agimit ishte e prejardhur nga fshati Depcë të Karadakut të Preshevës. Pas përfundimit të shko- llës së mesmeteknike, ai vazhdoi Akademinë Ushta- rake në Zagreb të Kroacisë. Me fillimin e shpërbërjes së Jugosllavisë, Agimi braktisi Armatën Jugosllave ku po shërbente si oficer, dhe emigroi në Zvicër. Gjatë kohës së tij në Zvicër, Agimi dallohet edhe si shkrim- tar, poet,piktor.
Në vitin 1998 edhe Agimi si shumë të rinjë nga diaspora iu përgjigjë thirrjes së atëdheut edhe u inkuadrua në radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke e lënë gruan me tre fëmijët e tijë në Zvicër. Gjatë luftës ai u dëshmua si strateg i lartë dhe udhëheqës i dashur për ushtarët. Gjithashtu Agimi ishte edhe një ndër hartuesit e planit për thyerjen e kufirit shqiptaro- shqiptar. Nga shumë video ai shifet duke e shkulë njëherë e përgjithmonë gurin e kufirit jugosllav në Koshare, atje ku ra dëshmorë më 11 Prill 1999 për të mos vdekur kurrë… L A V D I !
E mërkurë 14 korrik 1999
Në planet e ditës së sotme ishte vizita në fshatin Llashticë, fshat i cili gjendej jo largë rreth rrugës Gjilan-Preshevë, rrëzë malsisë së maleve të Karadakut, në largësi rreth 8 kilometra nga qyteti i Gjilanit.
Fshatin Llashticë më tepër e përkujtoja me bashkëfshatarin tim të rrespektuar Hysen Llashtica apo siç quanin në fshatin Llojan, Haxhi Hyseni.
Me Haxhi Hysenin kishim marrëdhënie shumë të mira edhe familjare, qyshë nga koha e shpërnguljes së tyre me familje në fshatin tonë, me qëllim për të marrë “visikat”, vizën për në tokat e Anadollit. Po, atëherë kur familja jonë i kishte dalë në ndihmë për shumë gjëra, për çka çdo herë që e takoja rrugëve të Llojanit gjatë vizitave të mia kur i bëja në Llojan, ai n’a faleminderohej pa masë dhe na ishte shumë mirënjohës, sidomos në babin tim të ndjerë, për të cilin kishte vetëmse fjalë të mira…
U nisëm para dite, si zakonishtë me dy makina ushtarake Hamvee, diku gjatë rrugës morëm lajmin befasues në radio lidhje, se në rrugën Gjilan-Preshevë në afërsi të çeshmes për rreth rrugës, disa kilometra jashtë fshatit Pasjan, fshat me popullatë serbe paska ndodhë një vrasje. Në vendë se të kthenim rrugën djathtas në fshatin Pasjan, për të shkuar në fshatin Llashticë, ne e vazhduam rrugën në drejtim të Prshevës. Pas disa kilometrash i gjetëm edhe viktimat, të cilët ishin dy të rinjë shqipëtarë që ishin pushkatuar 10-15 metra largë nga çeshma që ndodhej aty. U preka shpirtërisht shumë kur i pashë trupat e këtyre dy të rinjëve të vrarë, nuk mundesha të kuptoja se si vriten njerëzit pa kurrëfarë arsye. Njerëz krejtësishtë të pafajshëm,vetëmse ishin të një kombësie tjetër, vetëmse pse ishin shqiptarë. Mllefin që pata ia çfaqa edhe kolegëve të mijë ushtarak që ishim së bashku, ku njëri prej të cilëve nuk e priti mirë mllefin tim dhe më tha: “Ne jemi këtu veçëse paqëruajtës, dhe nuk guxojmë që të përkrahim njërën apo palën tjetër, ne duhet të jemi palë neutrale, e kurse ti po i paragjykon njerëzit në baza nacionale”!
Nga vendi i krimit, kapiteni thirri njësinë tjetër ushtarake që t’i marrin këta dy të rinjë për t’i dërguar në morgun e spitalit të Gjilanit, e kurse ne u kthyem përsëri dhe vazhduam rrugën për në destinacionin tonë, për në fshatin Llashticë. Në hyrje të fshatit takuam një të moshuar i cili na udhëzoi në drejtimin e vendit të krimeve të luftës, diku në mes të fshatit atje ku ishte edhe grupi Kanadez i forenstikës duke bërë hetimet e krimit.
Qëllimi i vizitës së këtijë fshati për sot ishte, edhe takimi me Përfaqësuesen e Lartë të Komisionit për të Drejtat e Njeriut të OKB’s, juristen Kanadeze:Louise Arbour, e cila kishte ardhë dhe po vizitonte vendin e krimeve në këtë fshat, fshat i cili si shumica e vendbanimeve tjera shqiptare. Së pari i kishin vrarë apo dëbuar popullatën, pastaj kishin plaçkitur dhe më vonë edhe e kishin djegur dhe shkatërruar për të humbë gjurmët e krimit ashtu siç po e praktikonin gjithëandej Kosovës gjakëpirsat e forcave paramili- taro ushtarake policore serbe.
Në vendin e krimit takuam Zonjën Arbour me grupin e forenstikës Kanadeze, të cilët po bënin hetimet e krimeve. Ky krim kishte ndodhur vetëmse disa muaj më herët, para se ne të arrinim në Kosovë, më 13 Prill 1999. Ishin kohëra të vështira, atëherë kur forcat serbe kishin hyrë në fshat dhe kishin mbledhur fshatarët e pa fajshëm, që të gjithë që i kishin gjetur në shtëpitë e tyre apo rrugëve për rreth. I kishin grumbulluar me një vendë dhe i kishin pushkatuar. Pas vrasjes së tyre i kishin djegur për mos t’iu gjetë gjurmët e krimit të tyre! Në këtë krim makabër të forcave serbe, ishin vrarë 26 shqiptarë, 3 prej të cilëve kishin qenë fëmijë!
Nga kjo masakër kishte shpëtuar vetëmse një vajzë 14 vjeçare e quajtur Vlora Shabani, e cila kishte marrë plagë në fytyrë dhe dorë nga vrasësit e tyre serbë.
Deri sa ne po bisedonim me Përfaqësuesen e Lartë të Komisionit të OKB’s për të Drejtat e Njeriut Zonjën Louise Arbour, me vrap ia behu një fshatar në moshë të shtyer i cili na kërkoi ndihmë neve, sepse një grua ishte rrëzuar dhe kishte thyer krahun aty afër nesh.Po mu aty në krahun tjetër të përroit, i cili na u lutë që ta transferojmë deri në spitalin e Gjilanit sepse nuk kishin kurrëfarë transporti për ta dërguar. I tregova Kapitenit Ëiggis për ndihmën që na kërkoi fshatari, dhe pas një konsultimi të shkurtër u pajtua që t’ia bëjmë këtë shërbim human, edhepse nuk kishim aspakë të drejtë që të marrim njerëz civil në makinat ushtarake. I treguam se përveçë pacientes do të marrim me ne vetëmse edhe një person kushdo qoftë prej familjarëve të sajë. Gjatë rrugës për në spitalin e Gjilanit, pacientja me shoqëruesin e sajë nga kurreshtja më pyetën se kush isha dhe prej nga isha. I tregova historikun tim të shkurtër, siç e kisha bërë edhe shumë herë të tjera gjerë më tani me njerëz të ndryshëm! Kur më ndëgjuan se jamë prej fshatit Llojan të Kumanovës, menjëherë ma kthyen se edhe ata kishin një kusheri të tyre në Llojan, e ai quhej Haxhi Hyseni nga Llashtica, me të cilin ne po njifeshim moti kohë, dhe derisa po bisedonim arritëm para dyerve të spitalit. Zbritën nga makina, na u faleminderuan, u përshëndetëm dhe ne vazhduam rrugën për në vendëqëndrimin tonë në shkollën “Selami Hallaçi” të Gjilanit.
Në takimin e radhës që pata me Hysen Llashticën pas disa muajsh, kur na u lejua edhe neve që të udhëtonim edhe për në Maqedoni, ai më tregoi se ata që ne i kishim ndihmuar kishin qenë njerëzit e tijë, dhe përsëri na u faleminderua shumë për ndihmën që i kishim dhënë asajë gruaje të lënduar në fshatin Llashticë, edhe përsëri ma përmendi bëmirësinë që i kishte bërë atijë babi im dhe më tha:”Si baba poashtu edhe i biri, hallall ju qoftë, bamirësia juaj vazhdon edhe në ditët e sotme, Zoti ju ruajtë!”
Informacionet e ditëve të fundit
Sipas informacioneve të UNHCR-së, gjatë kësajë dite shteti Japonez i dhuroi edhe $18 milion donacion UNHCR –së në Kosovë për operacionet emergjente mbrenda Kosovës, prej të cilave shumica e të hollave do të shkojnë për shtëpitë e prifabrikuara, kurse të tjerat për nevoja shtesë. Kjo shumë e dedikuar vetëm nga shteti Japonez për operacionet e Kosovës gjerë më tani kishte arritur në $41.1 milion.
Gjatë periudhës 3-ditore 16-18 korrik, mbi 9,000 refugjatë shqiptarë u kthyen në Kosovë, prej të cilëve shumica ishin refugjatët që ishin evakuar gjatë konfliktit në shtetet fqinje. Shuma e të gjithë refu- gjatëve të kthyer po i afrohet pikës rreth 700,000 prej tyre, derisa në shtetet fqinje numri i refugjatëve Kosovarë ka rënë diçka mbi 100,000…
Gjithëashtu problem kryesorë mbetet edhe me vendet e minuara nga armiku serb, diçka shumë shqetësuse, sepse vetëm në Prizren dhe Gjakovë, mbi 45% të shtretërve të spitaleve ishin të okupuara nga viktimat që kishin rënë në vendet e minuara…
E shtunë 17 korrik 1999
Pas vizitës së disa fshatrave për rreth qytetit të Gjilanit vonë pas dite vazhduam rrugën tonë për në fshatin ndoshta më të njohur për kohën që arritëm këtu në fshatin Shillovë.
Ky fshat ishte i njohur edhe si vend përqëndrimi i forcave të mëdha paramilitare, për të cilët mendohej se shumica e tyre ishin pjesëmarrës direkt që kishin bërë edhe shumicën e krimeve në popullatën e pa mbrojtur shqiptare gjithandej Kosovës.
Në Shillovë mbërritëm para perendimit të diellit, me qëllim që të zbulonim ndonjërin nga kriminelët paramilitarë që po qëndronin në këtë fshat. Kishim informata se në krye të fshatit qëndron shtabi i çetnikëve të udhëhequr nga Stojan Trajko.
Në të hyrë në fshat u ndalëm në oborrin e gjërë para shitores së fshatit ku ishin mbledhur disa të rinjë. Ne shkuam me dy Hamvee (makina ushtarake), dhe përderisa po bisedonim me një të moshuar serb i cili na kërkonte që ta ndihmojmë për ta kaluar në Serbi sepse po përballej me problem shëndetësorë, filluan që të mblidhen edhe shumë të rinjë të tjerë. Për derisa po mirrnim informatat e hallexhiut serb, unë me KapiteninËiggis ndëgjova nga grupi i të rinjëve që na kishin rrethuar kinse për të biseduar me neve se ishin revoltu sepse kishin parë njërin nga kolegët tanë duke e fotografu prej makinës ushtarake turmën e të rinjëve serbë. Tani filluan dhe po bisedonin serbisht nga një largësi 10 metrash me plan që të na sulmonin! Ngadalë iu afrova kapitenit edhe i tregova planet e tyre se çka po bisedonin, edhe i thashë të kemi kujdes sepse kjo turmë e cila ishte mbi 30 veta, po i ndëgjojë se dojnë të na sulmojnë për shkak se kanë parë kolegun tonë duke fotografu. Derisa filloi turma e të rinjëve po na afroheshin gjithnjë e më tepër edhe të na rrethojnë krejtësisht, tani edhe filluan të ngrisin zërin e tyre me sharje, atëherë Kapiteni Ëiggis me zë të lartë u bërtiti kolegëve tanë që të bëhen gati për zjarr! Mbi makina kishim të instaluar pushko-mitralozë 50mm, dhe kolegët ushtarak që ishin lartë mbi makinë menjëherë ua drejtuan pushko-mitralozat turmës serbe dhe i aktivizuan armët e tyre edhe i bënë gati për gjuajtje. Kur disa nga grupi i serbëve mu kthyen mua dhe më pyetën se çka u bë, ne nuk thamë dhe nuk bëmë asgjë. Unë iu përgjigja: “Jo, ju nuk bëtë asgjë, por deshtët që të na sulmoni, edhe për atë ne jemi të gatshëm edhe për vetë mbrojtje dhe kundër sulm”! Kur e panë se ç’ndodhi, e gjithë turma u largua për mrenda disa sekondash. Na e liruan rrugën përmes së cilës edhe ne u larguam me makinat tona në drejtim të qytetit të Gjilanit. Gjatë rrugës kapiteni dhe kolegët m’u faleminderuan për hetimin me kohë të problemit që po na kanosej nga kriminelët serbë.
E hënë19 korrik 1999
Këtë ditë e filluam me një lajm mortor të dy pjesëtarëve të Armatës Amerikane, që kishin humbë jetën në mëngjesin e sotëm, në një aksident rrugorë, rreth 10 mila (rreth 16 Klm) jashtë qytetit të Gjilanit. Nga ky aksident kishim edhe viktimat e para të Armatës Amerikane, në misionin paqëruajtës mbrenda Kosovës.
Sipas informatave ushtarake, aksidenti rrugor kishte ndodhur për derisa ushtarët po udhëtonin në teren me autoblindën e tyre të Armatës së SHBA-së/, të cilës në njërën anë i kishte dalë njëri nga zinxhirët edhe pastaj e kishte humbur kontrollin dhe ishte rrokullisë. Nga ky aksident humbën jetën: ushtari Sherëood B. Brim ngaTeksasi dhe rreshteri Ëilliam Ë. Ërite nga Kalifornia, si dhe kishin mbetur të lënduar edhe 3 ushtarë të tjerë, që kishin qëlluar së bashku me viktimat. Këta ushtarë amerikan i përkisnin njësisë së Armatës Amerikane që sapo ishin dislokuar nga baza e tyre ushtarake amerikane në Frankfurt të Gjermanisë…
Kjo njësi ushtarake kishte vendëqëndrimin e njejtë me neve në shkollën “Selami Hallaçi”, çka është e mundur që të jemi njohur me to, sepse gjatë mëngjesit, drekës dhe darkës që të gjithë jemi ushqyer së bashku…
Informacionet e 24 orëve të fundit
Sipas informacionit të UNHCR-së, mbrenda 3 ditësh në Kosovë u kthyen mbi 9,000 refugjatë, shumica e të cilëve ishin kthyer nga shtetet jashta rajonit në të cilat vende kishin qenë të evakuar gjatë konfliktit. Numri total i refugjatëve Kososvarë të kthyer deri në ditën e sotme kishte arritur në 700,000, ndërsa numri i refugjatëve që ende kishte mbetur në teritorin e shteteve fqinje ishte rreth 100,000.
U bë e ditur se që të gjithë refugjatët Kosovarë që ishin në kampet e Korçës së Shqipërisë, e që ishin atje që nga Prilli i 1999 kur pushteti maqedon i kishte pasë transferuar rreth 10,000 prej zonës së tyre kufitare të Bllacës, tani që të gjithë ishin kthyer në Kosovë. Gjithëashtu edhe numri i refugjatëve kosovarë që ishin në Mal të Zi tani kishte rënë në rreth 30,000, një numër që tani po zëvendësohej prej atyre të ardhurve të nacionalitetit serbë dhe rom. Kthimi i refugjatëve ishte i madh edhe në Pejë, Gjakovë, Mitrovicë si dhe gjithëandej Kosovës.
Në të kthyer refugjatët në vendbanimet e tyre, shumica i gjetën shtëpitë e tyre të plaçkitura, të djegura dhe të shkatërruara nga forcat paramilitaro ushtarake serbe.
Gjatë kësajë kohe atyre u doli në ndihmë UNHC -ja me tenda të përkohëshme.
Agjencioni Gjerman THW (Technischen Hilf- swek) i shpërndau mëse 2,000 tenda (çadra) emër- gjente në rrethin e Rahovecit, ku kishin në plane të sjellin edhe 16,000 të tjera të tilla.
Që nga mesi i qershorit 1999, UNHCR-ja i kishte furnizuar popullatën e sapo kthyer me 11,000 tenda, 380,000 qebe, 240,000 mbulesa, me 250,000 paketime higjienike, 150 tone metrik sapunash dhe mjete ku- zhine.
Gjatë kësaj kohe, gjithashtu Organizata Botë- rore e Shëndetit kishte lajmëruar për mëse 150 kosovarë që ishin vrarë nga eksplodimi i minave, si dhe mjetet tjera shpërthyese. -Në të njejtën kohë kemi edhe një numër të madhë të të lënduarave nga minat, si shembull vetëm së në spitalet e Prizrenit dhe Gjakovës numri i të lënduarave nga minat kishte zënë deri në 45% të shtretërve të spitaleve. Frika prej vendeve të minuara ishte shumë e madhe dhe mendohej se në territorin e Kosovës gjendeshin me qindra e mijëra mina dhe mjete tjera shpërthyese, si dhe një numër i madh i bombave të pa eksploduara të NATO-së. Kjo tani edhe Kosovën e radhitë me vendet me rrezik të lartë siç janë Kamboxhia dhe Afganistani! (vijon).