Vizitat e zyrtarëve amerikanë në Kosovë, sinjale për qeverinë Kurti

08 maj 2022 | 13:41

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Pal Lekaj, ka thënë se vizitat e fundit të zyrtarëve amerikanë në vendin tonë janë sinjale për qeverinë Kurti në raport me dialogun me Serbinë.

“Vizitat amerikane flasin për respektin e përkrahjen amerikane ndër vite përballë shtetit të Kosovës, gjithashtu janë mësime dhe sinjale për qeverinë Kurti që Kosova duhet të përmbyllë një herë e përgjithmonë dialogun me Serbinë dhe që qeveria Kurti duhet ta harrojë arrogancën dhe luftën politike përballë opozitës për interesa të brendshme e që pa humbur kohë të bëhet konstruktive në bashkëpunim me të gjithë ne për interesat kombëtare”, ka thënë Lekaj në një intervistë për “Epokën e re”.

Para disa ditësh në Kosovë kanë qëndruar tre senatorë amerikanë, zëvendësja e sekretarit Antony Blinken, Karen Donfried dhe emisari i ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Ecobar.

Intervista e plotë:

Qeveria Kurti vazhdon t’i mashtrojë qytetarët

 

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është duke qëndruar për vizitë…