‘Vizitat e zyrtarëve të Kosovës vetëm në përputhje me rregulloret ndërkombëtare’

30 korrik 2018 | 14:03

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, ka thënë se zyrtarët e Kosovës mund ta vizitojnë Serbinë nëse thirren në marrëveshjet për vizita dhe me kusht që funksioni i tyre ekziston sipas rregulloreve ndërkombëtare.

“Të gjithë zyrtarët që ekzistojnë sipas normave ndërkombëtare mund të thirren lirisht në marrëveshjet për vizita dhe të lëvizin në territorin e vendit të tyre. Por, të tillë nuk janë i ashtuquajturi ministër i Jashtëm i Kosovës apo i ashtuquajturi ministër i Forcës së Sigurisë së Kosovës, sepse krahina e jugut nuk ka funksione të tilla”, ka deklaruar Gjuriqi duke iu referuar Kosovës.

Këto komente ai i ka bërë për gazetën serbe “Veçernje Novosti”.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Tregtisë dhe Industrisë (MTI), Bajram Hasani, gjatë ceremonisë…