Vizitë çlirimtarëve dhe themeluesve të shtetit të Kosovës!
Gani e Naser Imeri dhe Arben Mlinaku e Hajredin Hajra, kanë vizituar krerët e UÇK-së, Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin e Rexhep Selimin të cilët po mbanë nga dhomat e specializuara padrejtësisht në Hagë. Kështu ka bërë të dituar Naser Imeri përmes llogarisë së tij në “Facebook”. Imeri ka shkruar se Liria ka emër dhe ai emër është Ushtria Çlirimtare e Kosovës.
“Liria ka emër, e ai emër është Ushtria Çlirimtare e Kosovës. Por edhe kjo ushtri ka emër, e ai emër lidhet me formuesit e saj, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi, të cilët, janë duke u gjykuar për diçka që realisht do të duhej të shpërbleheshin”, ka shkruar ndër tjera afaristi dhe humanisti Naser Imer, vëllai i të cilit Gani Imeri, është njëri ndër komandantët më të dalluar të luftës për liri, përcjellë “Epoka e re”.
Njoftimi i plotë i Naser Imerit:
Vizitë çlirimtarëve dhe themeluesve të shtetit të Kosovës!
Liria ka emër, e ai emër është Ushtria Çlirimtare e Kosovës. Por edhe kjo ushtri ka emër, e ai emër lidhet me formuesit e saj, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi, të cilët, janë duke u gjykuar për diçka që realisht do të duhej të shpërbleheshin.
I shoqëruar me vëllain tim komandant Gani Imeri dhe mikun tim Arben Mlinaku dhe Hajredin Hajra, vizituam çlirimtarët që po mbahen padrejtësisht në burgun e Hagës. Gjykata Speciale po bënë gabim që nuk po e ndanë shapin nga sheqeri, sepse ata nuk janë Ndërmarrje e Përbashkët Kriminale, por janë Ndërmarrje e Përbashkët Çlirimtare.
Qëndruam e biseduam me ta. Na befasuan me qëndrimin dinjitoz dhe të palëkundur për kauzën kombëtare që kanë bërë, dhe të bindur në pafajësinë e tyre.
Respekt dhe drejtësi për çlirimtarët!