VIZITË E MADHE E HEROINËS SË HESHTUR TË KOMBIT

09 shtator 2022 | 23:49

Ismet Sylejmani

Më 6 Shtator 2022, në kryeqytetin e Kosovës në Prishtinë, ishte për vizitë shqiptarja e madhe Gjyste Kalaj, bashkëshortja e bashkëveprimtarja besnike, e patriotit të lavdishëm, atdhetarit të madh e veprimtarit të palodhshëm e heroik të popullit e Atdheut, malësorit të panënshtruar të Kombit tonë, të pavdekshmit Gjergj Kalaj!

Ishte knaqësia dhe nderi im i madh, ku bashkë me bashkëshortën time dhe shokun tim, shqiptarin e madh Xhevat Zekaj, të ishim mikëpritës në Prishtinë, të kësaj veprimtare të madhe kombëtare, e cila krahas veprimtarisë së madhe e të gjithanshme të bashkëshortit të saj titanik, nuk pushoi së vepruari dhe nuk iu nda kurrë Shokut të saj të jetës, me aq sa kishte mundësi, në luftën për liri të popullit shqiptar dhe çlirimin nga Serbia pushtuese!

Heroina nderoi HEROINAT!
Gjyste Kalaj, në shenjë nderimi e respekti, kishte sjellë një buqetë me lule të freskëta dhe atë me shumë nderim, emocion dhe përulje, e vendosi te monumenti HEROINAT në Prishtinë!

U përkul dhe nderoi me dhembje e krenari para veprës monumentale të heroizmit masiv të gruas heroike shqiptare!

Shembulli i kësaj gruaje të madhe shqiptare, e cila tërë jetën e saj e ka kaluar krahas aktivitetit të bashkëshortit të saj, Ai i cili personifikon atdhetarin e hekurt dhe enveristin besnik e sypatrembur, në Amerikën e largët, dëshmon për rolin e fuqishëm të gruas shqiptare në luftën heroike për lirinë, pavarësinë dhe çlirimin e Kosovës nga pushtuesit serb dhe tradhëtarët!
Veprimtaria e thellë dhe e gjithanshme e Gjergj Kalajt, njërit prej themeluesve kryesor të Klubit “Jusuf Gërvalla”, atij burri të madh të Kombit, i cili në damarët e gjakut të Tij, kishte gjak nga gjaku i Skënderbeut dhe i Enver Hoxhës, e bën nderimin edhe më të madh ndaj kontributit të shoqës së Tij të jetës, e cila si asnjë tjetër shqiptare, ishte e lumtur që ishte bashkëudhëtare e njërit prej atdhetarëve më të mëdhenj shqiptar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, vula e aktivitetit të Tij është e pashlyeshme dhe mbetet e përjetshme!

Bëmat e të mëdhenjëve të heshtur të Kombit, mbeten thesaret më të mëdha, që do të nderohen brez pas brezi, në shekuj e në mijëvjeçarë!

Prishtinë, 9 Shtator 2022!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një tren mallrash dhe udhëtarësh u përplasën në afërsi të…