Vizitë familjes së presidentit Thaçi
(Sali Bislimi – veprimtar, Burojë / 12 shtator)
I shoqëruar dje nga dy miq të mi të çmuar, shkrimtarë dhe gazetarë të hershëm, patrioti Riza Grajçevci dhe Mustafë Xhemaili vizituam bacën Haxhi, i cili na rezervoi një mikpritje shumë të ngrohtë vëllazërore, nga ky baba stoik, nga i cili ka dalë presidenti historik i Kosovës, Hashim Thaçi!
Prindërit e presidentit kanë peshën dhe mërzinë më të madhe mbi supet e tyre, sepse djali tyre dhe i Kosovës gjendet padrejtësisht në Gjykatën e Hagës.
Baci Haxhi nuk besoj se Gjykata e Hagës bën padrejtësi. Ne jemi këtu për t’i thënë botës demokratike, por edhe kësaj gjykate se ne kemi plagët e mëdha të historisë, që akoma nuk e kemi marrë veten nga gjenocidi turko-serb të ushtruar kundër nesh.
Por, ne nuk mund të heshtim. E kemi kuptuar që të barabartë njerëzimi ishin vetëm në varreza, e ne do ta ngritim zërin me mjete demokratike që të na ktheni presidentin në Atdhe.
Shteti ynë i ri, me një demokraci të brishtë dhe adoleshente në politikë, ka bërë që të tjerët po abuzojnë me ne, por besoj se tani ne po rritemi me vlerat e lirisë e demokracisë dhe do të marrim vendin e merituar në koncertin e popujve evropian.
Fati i presidentit është i lidhur me Republikën dhe ne me presidentin. Besojmë se e drejta është në anën tonë dhe përpjekjet tona për liri do të fitojnë mbi tentativat e njollosjes së lirisë tonë që vërtet nuk e merituam.
Liri presidentit Hashim Thaçi, i cili i mungon familjes dhe Kosovës!!!