VIZITË HISTORIKE E PRESIDENTIT TË SHQIPËRISË BAJRAM BEGAJ NË MANASTIR I PRITUR DHE I SHOQËRUAR NGA UDHËHEQËSI ALI AHMETI

22 nëntor 2023 | 11:40

Ismet Sylejmani

Për të ardhur deri te kjo ditë e madhe kombëtare, është derdhur gjak, janë zhvilluar beteja të lavdishme dhe është berë luftë e madhe heroike!

Vizita e Presidentit të Shqipërisë Bajram Begaj, e shoqëruar nga Udhëheqësi i popullit shqiptar Ali Ahmeti dhe Kryetari i Parlamentit të Maqedonisë së Veriut Talat Xhaferi, është ngjarje e madhe kombëtare dhe shënon një arritje për të cilën historia e popullit shqiptar, në kalendarin e saj do të mbaj shënime dhe brezat e ardhshëm do të mësojnë, si erdhi kjo ditë me çfarë sakrificash dhe vuajtjesh, sa shumë mund u bë, sa shumë vite burg u mbajtën nga atdhetarët dhe patriotët shqiptar, sa shumë gjak u derdh, sa beteja të njëpasnjëshme u zhvilluan dhe sa zgjati lufta për të korrur fitore përfundimtare, mbi armiqt dhe tradhëtarët!
Pas Kongresit të Gjuhës Shqipe në vitin 1908, ka pasur Shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë më 1912!

Më 1913 ka filluar ndarja e tokave shqiptare dhe kurrë më figurë e lartë politike, kombëtare e as ushtarake nuk e ka vizituar vendlindjen e Alfabetit të Shqipes!

Është dashur të fillonte lufta e armatosur çlirimtare e popullit shqiptar në Maqedoninë e Veriut e drejtuar nga Kryekomandanti i Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare Ali Ahmeti dhe të arrihej çlirimi dhe barazia e popullit shqiptar e të vinte kjo ditë e ky realitet, sikur e shikuam gjatë vizitës më 21 Nëntor 2023 në Manastir të ish- Gjeneralit shqiptar, tani President i Shqipërisë Bajram Begaj!

Rruga e Shkronjave të Alfabetit të Gjuhës Shqipe e vendosur në Kongresin e vitit 1908 në Manastir, do të vazhdojë e kurrë nuk do të ndalet derisa të ketë shqiptar mbi dhe!

Ditët dhe vitet e mira do të vijnë për popullin shqiptar, ska alternativë tjetër, për këtë kemi luftuar e kemi korrur fitore!

Jetë të gjatë Shkronjave të Alfabetit të Gjuhës Shqipe!
Lavdi e përjetshme Kongresit të Manastirit!
Lavdi gjakut të derdhur për liri të atdhetarëve e patriotëve shqiptar!

Prishtinë, 21 Nëntor 2023!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qeveria e Kosovës ka shtyrë sërish procesin e regjistrimit të…