Vizitë në shkollën fillore “7 Marsi” në Suharekë, në kuadër të programit “Sport në Shkolla”
Gëzim Morina, basketbollisti i kombëtares së Kosovës dhe lojtari i Golden Eagle Ylli, është rikthyer në palestrën ku filloi gjithçka! Kësaj radhe, ai ishte aty për të frymëzuar brezin e ardhshëm.
Falë programit “Sport në Shkolla”, nxënësit e kësaj shkolle patën mundësinë unike të stërvitën dhe të takonin Gëzimin si personalitet të njohur të basketbollit.
Ai ndau me ta sfidat dhe përvojat e tij, duke theksuar përfitimet e shumta të sportit, që shkojnë përtej shëndetit – si mundësitë për të njohur kultura të ndryshme dhe për të krijuar miqësi të reja.
“Gjatë karrierës sime, basketbolli më ka dhënë mundësinë të takoj njerëz të mrekullueshëm dhe të vizitoj vende të ndryshme, duke më bërë të njoh kultura të pasura dhe të ndryshme”, u shpreh Gëzimi para nxënësve dhe kampionëve të ardhshëm.