Vizitë në Shoqatën e të Burgosurve Politikë
Shoqatën e të Burgosurve Politik e vizituan ish të burgosurit dhe të mbijetuarit e Masakrës së Dubravës, ish-ambasadori Nait Hasani dhe Sadik Zeqiri.
Aty u pritën ngrohtësisht nga kryetari i Shoqatës, Shefik Sadiku.
Nait Hasani e uroi kryetarin Sadiku për zgjedhjen e tij në krye të të parit të Shoqatës së ish të burgosurve politikë, ndërsa kryetari i shoqatës njoftoi vizitorët për vështirësitë që po përballet kjo shoqatë.
Gjatë kësaj vizite u bisedua për shumë tema të ndryshme që lidhen drejtpërdrejtë me të drejtat e të ish burgosurve politikë. Siç janë udhëzimet administrative dhe plotësimi i ligjit për kompensimin e të burgosurve politik, sepse ka edhe shumë ish të burgosur ose familjar të tyre që ende nuk janë kompensuar sipas ligjit në fuqi.
Po ashtu i bisedua edhe për botimin e monografive nga ish të burgosurit, ku u bë me dije se në kuadër të përkujtimit të masakrës së Dubravës do të bëhet promovimi i librit të ish të burgosurit Asllan Selimi “Tmerri ka emër”.
Në takim u bisedua edhe për vizitën e mundshme të drejtuesve të shoqatës në Hagë si dhe për aktivizimin dhe riaktivizimin e ish të burgosurve politik në mbrojtje të atyre me të cilat po përballen jo vetëm ata tetë të burgosur në Hagë, duke filluar nga Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi, Sali Mustafa, Hysni Gucati, Nasim Haradinaj e Pjetër Shala, por dhe gjithë Kosova.
Gjatë takimit u pa e nevojshme që të merret iniciative nga ministria e arsimit por edhe nëpër shkolla dhe fakultete që nxënësit por edhe studentët të vizitojnë objektin e burgut siç është ish-burgu i Prishtinës, i cili tashmë është shndërruar në Burg Muze që nxënësit e studentet të njihen me sakrificat, mundimet, torturat e vuajtjet e bashke këmbësve te tyre por edhe Burgun i Dubravës ku është bërë njëra ndër masakrat me te mëdha e më të dhembshme ndaj të burgosurve shqiptar nga pushtuesi Serb.
Dhe që të kuptohet e të ngulitet në kokat e të rinjve tanë se sa e vështirë ka qenë lufta jone kundër shtetit fashist e kriminal te Serbisë okupatore dhe se sa mundi e sakrificë individuale, familjare është dashur e të bëhet për të ardhur deri çlirimi i Kosovës nga okupimi shekullor Serb dhe te kjo liri që e gëzojmë ne si shtet sot.
Në foto disa nga deputetët ish të burgosur politikë, të cilët nënshkruan Deklaratën e Pavarësisë më 17 shkurt 2008.