Vizitë objekteve të trashëgimisë kulturore dhe fetare

29 tetor 2018 | 13:05

Komuna e Pejës në bashkëpunim me OSBE-në dhe shkollën e mesme të arteve “Odhise Paskali” të Pejës kanë organizuar një aktivitet gjysmëditor për 19 nxënës nga shkolla e artit për t’i vizituar objektet kryesore të trashëgimisë kulturore dhe fetare të qytetit të Pejës.

Gjatë vizitës nxënësit janë shoqëruar nga drejtori i shkollës, mësimdhënësit dhe zyrtarët komunal.

Nxënësit i përdoren kamerat për të fotografuar objektet e vizituara, pra kjo do të stimulojë interesin e nxënësve, frymëzimin dhe krijimtarinë më vonë në vepra arti gjatë orëve të tyre të rregullta mësimore, apo edhe të rezultojë më vonë me ndonjë ekspozitë të vogël të shfaqur në shkollë.

Ky aktivitet i inkurajon nxënësit, që të shikojnë trashëgiminë kulturore dhe fetare, si trashëgimi të përbashkët.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këshilli i Drejtorëve të Komunës së Malishevës ka mbajtur të…