Vizitë pesë ditore në KRU ”Prishtina” e delegacionit të lartë të KFW (Banka Gjermane për Zhvillim) për Ballkanin dhe Turqinë
Kompaninë Rajonale të Ujësjellësit ”Prishtina” e vizituan një delegacion i lartë i Bankës Gjermane për Zhvillim (KFW) për Ballkanin dhe Turqinë.
Delegacioni i lartë gjerman përbëhej nga: Georg Gruener, Uwe Arras dhe Premtim Islami, koordinator i zyrës së KFW-së në Prishtinë.
Ata u mirëpritën nga kryeshefi ekzekutiv, Sokol Xhafa dhe zyrtarët e lartë të ndërmarrjes.
Delegacioni qëndroi pesë ditë në Kosovë me mision vlerësues për investime në projekte konkrete zhvillimore për ujëra të ndotura urbane, mundësinë e financimit dhe ruajtjen e mjedisit, ngritje të kapaciteteve humane dhe teknologjike, zvogëlimin e humbjeve të ujit, etj.
Gjatë vizitës pesë ditore, ata realizuan vizita të shumta në terren në tërë zonën e shërbimit, duke filluar nga objektet administrative, Impiantet e Trajtimit të Ujit e deri te stacionet, rezervuarët dhe nënstacionet e pompimit.
Vlen të theksohet se, Banka Gjermane për Zhvillim (KFW) është financuesi dhe mbështetësi kryesor i KRU ”Prishtina” me investime në infrastrukturën e rrjetit të ujësjellësit dhe kanalizimit.