Vizitë te Shaban Çupi për ngushëllime

28 dhjetor 2022 | 16:35

Bajrush Xhemaili, Nait Hasani, Isak Shabani, Bislim Zogaj e Sadik Zeqiri, kanë vizituar familjen e Shaban Çupit në komunën e Hanit të Elezit me rastin e vdekjes së vëllait të tij.

Në këtë vizitë ngushëlluese kujtuam edhe vitet e burgjeve, masakrën e burgut të Dubravës, vrasjet, tmerret e përjetuara, ideali që na ka bashkuar, lufta për liri, vuajtjet tona, vuajtjet e familjeve tona të cilat gjatë qëndrimit tonë nëpër burgjet serbe kanë kaluar nëpër sfida të mëdha që të na vizitojnë.

Më pas takuam edhe bashkëvuajtësit tonë Valon Berisha, Sherif Berisha e Shefket Topojani që në idealin tonë nuk na ndajnë partitë, pavarësisht rrjedhave dhe rrethanave,. Kur është në pyetje çështja e atdheut, ne jemi bashkë përsëri.

Bashkërisht për të nderuar dëshmorët e kombit të kësaj komune ishim te lapidari i qytetit si dhe te varri i dëshmorit Suad Brava i vrarë në burgun e Dubravës. Dëshmori Brava ishte i burgosuri më i ri i vrarë në masakrën e burgut të Dubravës me datën 22 maj 1999.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, ka thënë se kanë…