Vizitohen familjet e minoriteteve në Banjë, Malishevë dhe Kijevë
Komiteti për komunitete ka vizituar tri lokalitete, ku jetojnë komunitetet minoritare, në Banjë, Malishevë dhe Kijevë, me qëllim që të njihen nga afër me gjendjen social-ekonomike dhe me kërkesat e tyre.
Mirëpo, disa ditë më parë Komuna e Malishevës kishte filluar me realizimin e projektit për ndërtimin e shtëpive.
Përfituese e këtij projekti ishte familja e Rrahman Kovaçit, e cila jeton në fshatin Banjë në kushte jo të mira të banimit.
Shtëpia e cila tashmë u ndërtua, është vizituar edhe nga anëtarët e Komitetit për komunitete si trup e Kuvendit të Komunës së Malishevës, ku u ndanë të kënaqur me punët e deritanishme të kryera.
Anëtarët e Komitetit për komunitete, vizitën e vazhduan edhe në Malishevë e Kijevë, për t’u njoftuar me gjendjen e banorëve të komuniteteve minoritare në lokalitetet ku jetojnë, në Malishevë e Kijevë.
/Epoka e re/