Vizitoi pa leje Disneyland-in në Paris, përjashtohet nga fshati olimpik notarja!
Notarja paraguaiane, Luana Alonso, 20 vjeçe, u përjashtua nga Fshati Olimpik nga Komiteti Olimpik Paraguaian, pas një vizite të paautorizuar në Disneyland.
Ndonëse Luana e kishte përfunduar pjesëmarrjen në garat e notit, duke mos shkuar përtej kualifikueseve të para, Larissa Schaerer, shefja e misionit olimpik të vendit të Amerikës së Jugut, nuk ia fali atletes faktin që theu disiplinën.
Prania juaj po krijon një mjedis të papërshtatshëm brenda ekipit paraguaian dhe ju kërkohet që të largoheni menjëherë nga fshati Olimpik”, thuhet në mesazhin që Luana Alonso mori me email, pasi u largua nga kompleksi për një vizitë turistike në Disneyland, në Paris.
E vërteta është se Luana dëshiron të konkurrojë për Shtetet e Bashkuara, por erdhi këtu për të përfaqësuar Paraguajin. Duhet të stërvitesh shumë më tepër sepse, për të veshur ngjyrat e vendit tonë, duhet të bësh shumë më tepër dhe largimi nga fshati Olimpik nuk është një akt normal, është një rast i rëndë indisiplinimi”, tha Camilo Pérez, president i Komiteti Olimpik i vendit.
Ndërkohë, Luana Alonso tashmë është larguar nga Parisi dhe në rrjetet sociale ka treguar se po kthehet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku jeton.