Vjedh motorin 4 000 euro dhe përfundon në burg
19 shtator 2018
| 11:27
Policia e Kosovës ka njoftuar se në qytetin e Pejës është arrestuar një person pasi kishte vjedhur një motor në vlerë 4 000 euro.
Policia ka arritur të konfiskojë motorin dhe ia ka kthyer pronarit.
“Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, është bërë me dije në njoftimin e policisë.
/Epoka e re/