Vjedh stoli ari në vlerë 5 000 euro, policia e arreston

01 dhjetor 2022 | 10:13

Mbrëmë rreth orës 22:00, nga zyrtarët policorë të stacionit të Qendra, është arrestuar një person, për të cilin ekziston dyshimi i arsyeshëm se është përfshirë në një rast të vjedhjes së rëndë.

Personi i arrestuar dyshohet se me datën 23 nëntor në rrugën “Ilir Konushevci” kishte depërtuar brenda një lokali dhe kishte vjedhur stoli ari në vlerë rreth 5 000 euro.

Pas përfundimit të procedurave të nevojshme policore me vendim të prokurorit, personi i dyshuar: E. A, mashkull, 41 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës është dërguar në mbajtje.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama e ka quajtur ngjarje historike…