
Vjedh televizorin në dyqan, më pas policia e konfiskon
16 janar 2019
| 11:01
Në Komunën e Pejës një person së bashku me dy vajzat e tij të mitura kishte vjedhur një televizor në dyqan dhe e kishte quar në shtëpi.
Kështu policia ka identifikuar dhe lokalizuar këtë person të dyshuar ku nga ai është konfiskuar televizori dhe i është kthyer pronarit.
“Ndërsa pas intervistimit i dyshuari me vendim të prokurorit, është dërguar në qendrën e mbajtje”, është thënë në njoftimin e Policisë së Kosovës.