Vjedhja e 2.1 milionë eurove, Komuna e Drenasit: I dyshuari nuk është pjesë e PDK-së dhe komunës
Bëhet fjalë për Labinot Grudën, i cili në media u raportua se ka qenë drejtor i Financave në komunën e Drenasit dhe është pjesë e Partisë Demokratike të Kosovës.
Lidhur me këtë ka reaguar komuna e Drenasit, ku thuhet se është i pavend raportimi se i njëjti është kuadër i Partisë Demokratike të Kosovës dhe pjesë e Komunës së Drenasit, pasi i njëjti ka dhënë dorëheqje më 14.11.2018 nga detyra atje.
Ky është njoftimi i plotë i Komunës së Drenasit:
Lajmi i sotëm, se ish zyrtar i Komunës së Drenasit, z. Labinot Gruda, është paraburgosur, na ka shqetësuar pa masë.
E vërtetë se Z. Gruda, ka qenë i emëruar drejtor i Drejtorisë për Buxhet e Financa, më 7.2.2018 dhe në këtë detyrë ka shërbyer deri më 14.11.2018.
Largimi i tij, ashtu si emërimi i tij, në krye të departamentit, është bërë publik. Arsyet e largimit të tij nga posti i Drejtorit, edhe zyrtarisht, ka qenë “për arsye personale”.
Fotografia e sotme e publikuar në media se z. Gruda është kuadër i PDK-së, duke u ilustruar me foton e Kryetarit të Drenasit Ramiz Lladrovci, është e pavend. Fotografia e tij krah kryetarit, është bërë gjatë dëgjimeve buxhetore me qytetarët, derisa z. Gruda ishte në krye të drejtorit të Drejtorisë për Buxhet e Financa
Prandaj, identifikimi i tij me komunën e Drenasit dhe përkatësinë partiake është plotësisht e pavend. Angazhimi i tij në krye të Drejtorisë, ishte për arsye të përvojës, aspekteve profesionale dhe rekomandime për përvojën e tij në Ministri të Financave.
Lirimi i z. Gruda është bërë me kërkesë të tij dhe është kthyer në Ministri të Financave. Nga kjo ditë, ai nuk ka pasur asnjë ndikim as qasje në Drejtorinë për Buxhet e Financa.
Me nderime,
Zyra e komunikimi