Vjedhja e automjetit që u kushtoi me jetë turistëve në Meksikë
Tre turistë janë gjetur të vdekur në Meksikë me nga një plumb në kokë dhe trupat e tyre janë hedhur në një gropë, kanë njoftuar autoritetet meksikane të hënën, raporton BBC.
Zyrtarët besojnë se tre turistët janë sulmuar teksa po bënin përpjekje që të ndalnin vjedhjen e automjetit të tyre, përcjell gazeta online Reporteri.net.
Vëllezërit australian Jake dhe Callum Robinson dhe miku i tyre amerikan, Carter Rhoad, ishin raportuar të zhdukur më 27 prill teksa po shkonin për sërf në Ensenada.
Familjarët e tre viktimave kanë identifikuar trupat të dielën pasi udhëtuan në Meksikë me kërkesën e autoriteteve.
Të dyshuarit dëshironin të merrinin automjetin për shkak të gomave dhe i qëlluan turistët teksa po rezistonin.
Një trup i katërt është gjetur në këtë gropë, por autoritetet meksikane kanë deklaruar se nuk ka lidhje me rastin e turistëve.
Dy burra dhe një grua janë arrestuar nën dyshimin se janë përfshirë në vrasjen e turistëve.
Rastin është duke e hetuar edhe FBI-ja.
Në vitin 2023 ishte shteti i dytë me mesataren më të lartë të vrasjeve pas Guanajuatos.